Mekë, miliona besimtarë nisin Haxhin
Arabi Saudite- Meka sot pret 2.5 milionë njerëz, pasi nisi pelegrinazhi vjetor Haxhi. Miliona besimtarë myslimanë nga e gjithë bota do të udhëtojnë drejt vendit të shenjtë që konsiderohet si vendlindja e profetit të tyre Muhamed.
Ky pelegrinazh drejt Mekës është një ndër detyrat e botës së islamit, ku sipas rregullave islame çdo besimtar mysliman duhet ta vizitojë vendin e shenjtë të paktën njëherë gjatë jetës së tij.
Të djelën është festa e “Kurban Bajramit” dhe mijëra besimtarë po udhëtojnë drejt Mekës, në Arabinë Saudite. Ritet e Haxhit përcaktojnë së personat që e vizitojnë Mekën duhet të jenë mysliman dhe të veshin një veshje të bardhë. Besimtarët gjatë pelegrinazhit ndjekin hapat që mendohet të ketë ndjekur edhe Profeti Muhamed.
Madje duke puthur edhe simbolin e lidhjes së njeriut me Zotin, gurin e zi që ndodhet atje. Si shenjë kjo e dorëzimit tek Krijuesi. Nga ana tjetër këtë vit duket se Haxhi po zhvillohet nën atmosferën e protestave anti qeveritare që kanë përfshirë mbarë botën arabe. Duke sjellë edhe rrezimin e qeverie të hekurta në Egjipt, Libi dhe Tunizi.
Shkrime të tjera me interes: