E Diel, 1 Nëntor 2026

Kartat- Fushë Krujë, 2 mijë qytetarë rrezikojnë të votojnë

Rreth 2 mijë qytetarë të Fushe Krujës rrezikojnë të mos votojnë pasi ende nuk kanë mundur të tërheqin kartën, ndërsa shumë të tjerë ende nuk kanë aplikuar. Situata në qendrën e vetme te aplikimit vazhdon e njëjtë, radhë të gjata e probleme. 

FUSHË KRUJË- Vazhdon të jetë e pandryshuar situata në Bashkinë e Fushë Krujës, ku çdo ditë krijohen radhë të gjata njerëzish për të aplikuar. Mungesa e qendrave të tjera dhe ndërprerjet e herëpashershme të energjisë në qendrën e vetme me dy aparatura ka ngadalësuar procesin duke rrezikuar pajisjen e qytetarëve me karta identiteti.
Problem është edhe për ata që kanë marrë njëherë kartën dhe për arsye të ndryshme e kanë humbur, pasi e kanë thuajse të pamundur ta rimarrin sërish.
Nga 5 mijë banorë të Fushë Krujës që kanë aplikuar, rreth 2 mijë persona ende s’kanë tërhequr kartën. Këtë e konfirmon dhe vetë kreu i Bashkisë Ismet Mavriqi.
Qyteti i Fushë Krujës në total ka 17 mijë banorë më të drejtë vote, ku një pjesë i rrezikohet kjo e drejtë për shkak të mungesës së pasaportës dhe kartës së identitet. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›