PS akuzon qeverinë: Po fshihen listat e zgjedhësve
Në ditën e fundit për publikimin e listës së zgjedhësve, PS akuzon demokratët se po i fshehin ato. Kreu i PS për Tiranën, Besnik Baraj tha se kjo është përpjekje e hapur për manipulim zgjedhjesh.
TIRANE- Afati i fundit për shpalljen e listës përfundimtare të zgjedhësve që do votojnë më 28 qershor ka shtuar problematikën e administrimit të procesit zgjedhor. Ndërsa nëpër minibashki e më pas edhe në Komisionet Zonale të Administrimi të Zgjedhjeve kanë shkuar listat e korrigjuara dhe të përfunduara, por kjo përplasja mes socialistëve dhe demokratëve është thelluar. Në njësinë bashkiake numër 10, që drejtohet nga demokratët, kryetari i Partisë Socialiste të Tiranës, Besnik Baraj njëherësh kandidat për deputet, ngre akuzën se partive nuk po i jepet lista elektronike, por as ajo e shkruar e zgjedhësve, duke paralajmëruar kështu përpjekje të hapur sipas tij për manipulim të zgjedhjeve.
“Edhe kur është kryetari i njësisë këtu sekretaria na thotë se është i zënë, është me punë, nuk mund të presë, nënkryetari ka mbyllur telefonin dhe nuk e hap. Ndërkaq ne po kërkojmë atë që sanksionohet me ligj dhe kërkojmë atë që të na krijohet kjo mundësi në mënyrë që qytetarët të shikojnë nëse janë reflektuar dhe cfare problemesh kanë listat e votuesve. Kjo tregon dukshëm dhe qartë që ka mungesë transparence sepse përfaqësuesit e Partisë Demokratike kanë ditë që e kanë marrë”- u shpreh Baraj në fjalën e tij.
Në minibashkinë numër gjashtë, e cila drejtohet nga Lëvizja Socialiste për Integrim, listat e zgjedhësve kanë nisur të afishohen. Por kryetarja Luzhiana Abazi vëren numrin e madhë të shetasve pa pasaportë, të cilët jo vetëm nuk figurojnë në listën përfundimtare, por nuk bëjnë pjesë as në listën që Ministria e Brendshme ka publikuar për këtë kategori votuesish.
“Nëse në Kombinat ka 10 mijë banorë, në një listë të sjellë nga Drejtoria e Gjendjes Civile, ku thuhet se janë pa pasaportë, ne na rezultojnë më shumë pasi janë banorë të cilët nuk e kanë emrin në lista dhe janë pa pasaportë”- u shpreh Baze.
Lista paraprake e zgjedhësve e publikuar muaj më parë tashmë është zëvendësuar me listën në bazë të së cilës shqiptarët do të votojnë më 28 qershor. Socialistët krahas shqetësimit për mospasjen e emrave që nuk kanë pasaportë, por edhe atyre që kanë aplikuar dhe kanë marrë kartat e identitetit, nuk fshehin shqetësimin edhe për listën përfundimtare. Sipas selisë rozë, çdo tentativë e qeverisë për të fshehur informacionin për këtë listë, shton dyshimet për përpjekje të hapur të qeverisë për manipulim të rezultatit të zgjedhjeve.
(a.r/news24/balkanweb)