E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bie çmimi i naftës, eurdizeli barazohet me benzinën

Nga Aurora Sulce
Cmimet e karburanteve kanë pësuar një rënie prej 5 lekësh në tregun e shitjes me pakicë. Për herë të parë prej ne mëse një viti, eurodizeli është barazuar me benzinën, duke u shitur me 109 lekë për litër 

TIRANE-Cmimi i karburanteve ka pësuar një rënie prej 5 lekësh në tregun vendas të shitjes me pakicë. Në disa prej distributorëve në kryeqytet, për herë të parë pas mëse një viti, nafta e cilësisë së parë, e njohur si eurodizeli është barazuar me benzinës, duke u shitur me 109 lekë për litër, ndërsa nafta e cilësisë së dobët ose ndryshe D2 tregtohet me 103 lekë prë litër.
Rënia e cmimeve në tregun tonë pason uljen e ndjeshme të kuotave të naftës në bursa. Në tregjet financiare ndërkombëtare, ari I zi është kuotuar me 33.8 dollarë për fuci, duke kapur nivelin e shumë viteve më parë. Por rënia e cmimit të naftës dhe benzinës në vendin tonë ka ndodhur edhe për një tjetër arsye. Muajin e kaluar autoriteti I konkurrencës mbylli hetimin për tregun e karburanteve, ku konstatoi abuzime. Sipas hetimit, grosistët bashkëpunojnë me tregtarët e pakicës për të fiksuar cmime të larta në tre, të cilat rëndojnë mbi qytetarët. Autoriteti i konkurrencës prej disa javësh ka nisur seancat e dëgjimore me operatorët kryesorë në këtë treg.
Hetimi i autoritetit të konkurrencës është i pari që zhvillohet për karburantet, një treg që pavarësisht numrit të madh të kompanive që operaojnë, është konsideruar gjithmonë problematik përsa i përket konkurrencës dhe cmimeve.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›