Kartat, MB:Mospaisja në kohë,do të ketë sanksione
Ministria e Brendshme u drejtohet dhe u bën thirrje edhe njëherë të gjithë qytetarëve, që nuk kanë pasaportat për udhëtim jashtë vendit, të paraqiten pranë zyrave të bashkive dhe komunave për t'u pajisur me letërnjoftimin elektronik. Në një deklaratë për shtyp të kësaj ministrie, theksohet se të gjithë ata persona që nuk kanë pasaportë dhe nuk do të kenë marrë letërnjoftimin elektronik deri më datën 15 Prill 2009, do të kenë të gjitha sanksionet e parashikuara në Vendimin e Këshillit të Ministrave dhe nuk do të marrin asnjë shërbim publik nga institucionet shtetërore", thuhet në deklaratë. Sipas saj, "ministria e Brendshme u ka kërkuar kryetarëve të bashkive dhe komunave në vend dhe punonjësve të policimit në komunitet të kontaktojnë dhe lajmërojnë të gjithë ata qytetarë që nuk kanë pasaporta, për t'u paraqitur në zyrat e aplikimit të cilat janë në dispozicion të këtij grupi qytetarësh".