E Shtunë, 31 Tetor 2026

Superstrada, Banorët bllokojnë punimet

Banorët e zonës ku po punohet për zgjerimin e superstradës Milot- Fushë Krujë janë konfrontuar me punonjësit e firmës që ka marrë përsipër ndërtimin e rrugës. Banorët kërcënojnë me bllokimin e rrugës nëse nuk dëmshpërblehen. 

FUSHE KRUJE- Punimet per zgjerimin e superstrades Milot –FusheKruje kane nisur tre muaj me pare, por shpesh here jane nderprere nga konfrontimet e banoreve me punetoret e firmes qe ka marre persiper ndertimin e rruges. Ky zgjerim eshte mjaft i nevojshem per kete aks pasi jane te shumta aksidente qe marrin jete njerezish dhe punimet kryhen nen mbikqyrjen e policeve te komisariatit te Krujes. Zgjerimi i rruges prek toka bujeqesore e shtepi dhe sipas banoreve te zones atyre nuk ju eshte thene asgje ne lidhje me demshperblimet.

Pas zgjerimit rruga do te jete me 6 korsi, dy nga te cilat jane projektuar si korsi emrgjenbcash qe do te perdoren nga zjarrfikesit, ambulancat dhe policia. Sipas projektit superstrada do te perfundojne ne muajin prill te vitit te ardhshem.
(NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›