E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria apel qytetarëve: Pajisuni me letërnjoftim

Nëpërmjet një deklarate për shtyp ministria e Brendshme thekson sot se "nëse një qytetar nuk disponon as pasaportën as letërnjoftimin elektronik, atëherë ai nuk do të mundet të votojë në zgjedhjet e qershorit. 

TIRANE- Ministria e Brendshme i bën sot sërish apel qytetarëve që nuk kanë pasaportat për udhëtim jashtë vendit, të paraqiten pranë zyrave të bashkive dhe komunave për t’u pajisur me letërnjoftimin elektronik.

Nëpërmjet një deklarate për shtyp ministria e Brendshme thekson sot se "nëse një qytetar nuk disponon as pasaportën për udhëtim jashtë vendit dhe as letërnjoftimin elektronik, atëherë ai nuk do të mundet të votojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare".

Më tej në deklarata vazhdon: "Të gjithë ata persona që nuk kanë pasaportë dhe nuk do të kenë marrë letërnjoftimin elektronik deri më datën 15 Prill 2009, do të kenë të gjitha sanksionet e parashikuara në Vendimin e Këshillit të Ministrave dhe nuk do të marrin asnjë shërbim publik nga institucionet shtetërore".

Ministria e Brendshme u ka kërkuar kryetarëve të bashkive dhe komunave në vend dhe punonjësve të policimit në komunitet të kontaktojnë dhe lajmërojnë të gjithë ata qytetarë që nuk kanë pasaporta, për t’u paraqitur në zyrat e aplikimit të cilat janë në dispozicion të këtij grupi qytetarësh.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›