“Kartat”, Nishani: Prioritet personave pa pasaporta
730 mijë shtetasit që nuk disponojnë një pasaportë cilësohen si prioritar nga qeveria në procesin e aplikimit me karta. Në një takim me prefektët e vendit ministri i Brendshëm Nishani ka kërkuar nga ta një monitorim të strukturave vendore.
TIRANE- Brenda mesit të muajit shkurt duhet të bëhët e mundur afishimi i listave me emrat e rreth 730 mijë qytetarëve, të cilët nuk disponojnë një pasaportë. Një gjë e tillë është kërkuar në një takim që Ministri i Brendshëm Bujar Nishani ka zhvilluar me prefektë të vendit. Sipas ministrit Nishani për qeverinë shqiptare këra shtetas përbëjnë një grupim prioritarë lidhur me aplikimin e tyre për dokumentin e ri dhe për prefektët lind detyra për monitorimin e strukturave të qeverisjes vendore për të bërë të mundur afishimin e listave.
Ministri i Brendshëm Bujar Nishani u shpreh se “qeveria shqiptare mendoi që ti jepet prioritet pajisjes me letërnjoftime atyre personave të cilët nuk kanë pasaporta për të udhëtuar jashtë shtetit”.
Më tej ai theksoi se “Drejtoria e përgjithshme e Policisë së Shtetit ka paraqitur pranë Drejtorisë së përgjithshme të gjendjes civile të gjithë listën e personave të cilët nuk janë pajisur me pasaportë”.
Ndërkaq vetëm një javë më parë qeveria shqiptare vendosi të shtyjë afatin e aplikimit për të gjithë qytetarët që nuk janë të pajisur me pasaportë deri më datën 15 prill, mosrespektimi i së cilës do të shoqërohet me masa ndëshkimore. Ndërkaq vazhdon ende të jetë në pikëpyetje një datë e saktë se kur kartat e para të identitetit dp të jenë në duart e qytetarëve, ndërsa po kalohet me rreth një javë afati ligjor që qeveria vendosi për shpërndarjen e tyre. (a.r/news24/balkanweb)