Kreu i PLL i pandehur për kryengritjen e 1999
TIRANE- Kreu i Partisë Lëvizja e Legalitetit Ekrem Spahia rikthehet si i pandehur në procesin e kryengritjes së armatosur të 14 shtatorit. Gjykata e Tiranës ka rinisur sot procesin, me paraqitjen e disa prej të akuzuarve si Ekrem Spahia, Andoneta Malja dhe Alfons Zeneli.
Spahia rikthehet si i pandehur në proces pas një ndërprerje prej katër vjetësh për shkak të statusuit të tij si deputet në vitet 2001-2005. Megjithatë, edhe seanca e sotme në gjykatë është shtyrë për shkak të mungesës së prokurorit të cështjes.
Në një deklaratë publike kreu i PLL ka reaguar duke e cilësuar këtë veprim me motive të qarta politike dhe me synime të errëta sipas tij për të goditur mazhorancën qeverisëse. Janë me dhjetra të akuzuar në këtë proces i cili zë fill në vitin 14 shtator 1999 , vetëm dy ditë pas vrasjes së deputetit te PD-së, Azem Hajdari ku turma njerëzish sulmuan institucionet kryesore të shtetit. Mbi të panehurit rëndon akuza për kryengritje të armatosur.
(e.n/News24/Balkanweb)