Nishani,udhëzon prefektët për kartat

Ministri i Brendshëm Bujar Nishani gjatë një takimi me prefektet, është shprehur se me nje vendim të Këshillit të Ministrave , do t'u jepet priroritet që të pajisen me kartat e identitetit të gjithë personat që nuk kanë pasaportë. Sipas ministrit deri më sot numerohen 730 mijë persona të cilët nuk kanë pasaporte, por duhet të bëhet indetifikimi i tyre në bazë të njësive vendore, komunave dhe bashkive, dhe të njoftohen që të pajisen me kartat e identitetit. Sipas Nishanit është përgatitur një udhëzim për mënyren se si do procedohet.Sipas Nishanit paisja me kartat e identitetit të personave që nuk kanë pasaporta do të kalojë në tre faza,e para është afishimi i listave , njoftimi i tyre dhe procesi i pajisjes me karta. "Të gjithë personat të cilat janë në listën e prioritetit të paisjes me kartat e identitetit duhet të njoftohen brenda datës 10-të shkurt , në mënyrë që të vijnë dhe të bëjnë aplikimet", tha Nishani.