E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Kartat” PS: Procesi i ngadaltë. PD: Jemi të qetë

Komisioni ad hoc për reformën zgjedhore inspektoi sot Drejtorinë e Gjendjes Civile. Duke ndarë mendime të ndryshme për ecurinë e pajisjes me karta, PS tha se afati kohor është i pamjaftueshëm, ndërsa PD deklaron se procesi po ecën normalisht. 

TIRANE- Pozita dhe opozita përplasin shifrat në komisionin Ad Hoc, për procesin e aplikimit dhe shpërndarjes së kartave të identitetit. Në mbledhjen e dytë që pas krijimit, komisioni ka zgjedhur pikërisht inspektimin në drejtorinë e Gjendjes Civile. Opozita ngr alarmin për një proces në dështim, ndërkohë që maxhoranca në pushtet e quan ecurinë e shpërndarjes së kartave krejt normale. Partia Socialiste ka deklaruar se ecuria e pajisjes është shumë ëngadaltë në të gjithë vendin, dhe nga 800 mjië persona pa pasaportë kanë aplikuar vetëm 100 mijë. Ndërkaq opozita i ka bërë sërish thirrje qeverisë për të shpërndarë kartat falas.
Sipas anëtarit të komisionit ad hoc, Tritan Shehu, shifrat e sjella nga opozita janë empirike, ndërkohë që ka theksuar se qeveria është shumë e qetë në lidhje me procesin e pajisjes me karta, proces i cili sipas Shehut do të mbyllet brenda të gjitha afateve.
Sipas shifrave zyrtare rezulton se vetëm në kryeqytet, janë pajisur me karta 50 mijë shtetas që nuk disponojnë pasaportë ndërkombëtare, nga 85 mijë që rezulton të jenë gjithsej. (e.n/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›