E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shembja e banesave në Trebinjë, reagon prefektura

Vetem pasi eshte njohur permes TVNews24 per ngjarjen, Prefektura ka derguar nje grup ekspertesh ne Trebinje per ti njohur me gjendjen. Prefektura e Korçës beri te ditur se coi specialistët në vendngjarje per te kosntatuar problemin 

POGRADEC- Prefektura e Korces reagon me vonese lidhur me gjendjen ne fshatin Pevelen te komunes se Trebinjes ne Pogradec. Vetem pasi eshte njohur permes TVNews24 per ngjarjen, Prefektura ka derguar nje grup ekspertesh ne Trebinje per ti njohur me gjendjen.
"Rrëshqitja e tokës në fshatin Pevelen të komunës Trebinjë, rreth 20 kilometra larg Pogradecit, është pasojë jo vetëm e terrenit të shkrifët, por edhe sasisë së madhe të reshjeve të dëborës që kanë rënë ditët e fundit. Bora që arrin trashësinë mbi 60 cm rëndon situatën dhe ndihmon në rrëshqitjen e mëtejshme të tokës."
Ky ka qenë konkluzioni i specialistëve në përfundimi të studimit gjeologjik-inxhinierik kryer në këtë zonë pas rrëshqitjes së tokës, që një ditë më parë shkaktoi shembjen e 2 banesave dhe po rrezikon 6 të tjera.
Dhori Çekrezi, përgjegjës për sektorin e emergjencave civile në prefekturën e Korçës, bëri të ditur sot se “nga verifikimi i specialistëve në vendngjarje, rrëshqitja e tokës ka një gjatësi reth 120 metra dhe gjërësi 50 metra".
Sipas tij, dokumentacioni i plotë do t'i dërgohet Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile për marrjen e masave shtesë në ndihmë të banorëve të prekur nga ky fenomen. Ndërkohë familjet e dëmtuara janë strehuar, me fondet e komunës, në qytetin e Pogradecit dhe në fshatin Pevelen, në zonën që nuk paraqet rrezik.
Në komunën e Trebinjës, sipas të dhënave nga prefektura e Korçës, ka ende një trashësi dëbore prej 60-80 centimetra që e rëndon situatën ku është shfaqur fenomeni gjeo-dinamik i rrëshqitjes së tokës. Verifikimi i parë në terren në fshatin Pevelen, sipas Çekrezit, është kryer në 29 janar të këtij viti, kur komuna e Trebinjës sinjalizoi për rrëshqitje toke.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›