KE: Siguria e rrugëve në Shqipëri, tragjike
KE pohon se Shqipëria ka ligje të mira për transportin por thotë se ajo nuk ka ditur t’i zbatojë deri më sot. Drejtori per Transportin dhe Energjinë Jonatan Shile: Siguria e rrugëve në Shqipëri, shqetësuese.
TIRANE- Komisioni Europian pohon se siguria e rrugëve në Shqipëri është shqetësuese. Drejtori per Transportin dhe Energjinë në këtë komision Jonatan Shile, paraqiti sot para mediave konkluzionet në përfundim të vizitës dyditore për përgatitjen e negociatave për traktatin e Komunitetit për Transportin në Ballkanin Perëndimor.
Shile nuk dhe shifra konkrete por pohoi se siguria në rrugë për qytetaret shqiptarë është tragjike. Përfaqësuesi I KE-së bëri të ditur se në vitin 2010 do të nënshkruhet marrëveshja mes vendeve të BE-së dhe 7 vendeve partnere në Ballkan për rrjetin e përbashkët të transportit.
Ai nënvizoi si sfidën më të madhe për Shqipërinë, ristrukturimin sa më të shpejtë të transportit hekurudhor, si sektorin më të dobët. Shile tha më tej se Shqipëria ka ligje të mira për transportin por nuk ka ditur t’i zbatojë ato deri më sot.
(NEWS24/BalkanWeb)