E Diel, 1 Nëntor 2026

Kartat "Sim", Figc ka anuluar skualifikimin e Luçiano Moxhit

Gjykata federale e Figc (Federatës Italiane të Futbollit) ka anuluar skualifikimet e dhënë nga Komisioni i Disiplinës për Luçiano Moxhin dhe gjyqtarët e tjerë, Masimo De Santis, Marko Gabriele e Paolo Bertini për çështjen e skedave telefonike zvicerane, të cilat u ishin dhënë arbitrave dhe asistentëve. Moxhi e Mariano Fabiani, ish-drejtoi i Mesinës, ishin dënuar për "ndërtimin e një sistemi komunikimi telefonik të rezervuar nëpërmjet operatorëve telefonikë të vendeve fqinjë", ku vendosnin për shortin e gjyqtarëve gjithçka kishte ardhur pas shpërthimit të skandalit "Calciopoli". Moxhi ishte dënuar me një vit e dy muaj pezullim, De Santis gjashtë muaj. Ndërsa gjykata ka konfirmuar ndëshkimet, duke hedhur poshtë apelin, për Antonio Datilon, Stefano Kasran, Marçelo Ambrozino, Salvatore Rekalbuto, Mariano Fabiani (katër vjet, pezullimi më i rëndë) e Tiziano Pieri. Gjyqtarët kanë argumentuar, se Moxhi dhe Marko Gabriele nuk duhej të gjykoheshin, pasi për ta nuk kishte prova të mjaftueshme. Ndërsa për De Santis e Bertini, gjyqi është pezulluar, pasi, sipas ligjit, askush nuk mund të gjykohet dy herë për të njëjtën gjë: në fakt, të dy ishin gjykuar një herë për "Calciopoli"-n në "maksi"-procesin sportiv. Ndërsa për të tjerët janë konfirmuar, sepse është marrë në konsideratë "pesha e madhe e fakteve, pasi është verifikuar se ata i kanë përdorur skedat zvicerane për të bashkërenduar trukimet me gjyqtarët. Vendimin për ndëshkimin e tyre e kishte dhënë në parë Komisioni i Disiplinës. Po ashtu është konfirmuar pezullimi edhe për Fabianin, i cili duket se ka bashkëpunuar direkt në këtë çështje". Ndërkohë që ka të reja nga procesi "Calciopoli". Dalin në pah polica e sigurimeve të nënshkruara për llogari të Juventusit nga administratori i deleguar i asaj kohe në klubin bardhezi Antonio Xhiraudo me Paolo Bergamo, shefin e arbitrave që në atë kohë ishte edhe agjent "Ina Assitalia".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›