Kristiano Ronaldo fiton çmimin FIFPro
Mesfushori i Mançester Junajted, Kristiano Ronaldo, është fituesi i çmimit "FIFPro Lojtari më i Mirë i Vitit në Botë". pjesëtari i Kombëtares portugeze ishte një prej protagonistëve kryesor të sukseseve të "Djajve të Kuq" gjatë sezonit të kaluar. Mesfushori realizoi 42 gola në të gjitha aktivitetet ku u aktivizua, ndërkohë që skuadra, e drejtuar nga Sër Aleks Ferguson, fitoi titullin në Premiership dhe Ligën e Kampionëve. Duke fituar këtë çmim, Ronaldo regjistron edhe triumfin e parë në duelin me Lionel Mesin dhe Fernando Torres, për trofetë individuale. Në fakt, ai është edhe kandidati kryesor për të fituar "Topin e Artë" dhe trofeun "Lojtari i Vitit" nga FIFA, dy çmime për të cilat ka deklaruar se "i meriton plotësisht". Vlerësimi "FIFPro" jepet pas votimit të 57500 lojtarëve profesionistë, të cilët janë anëtarë të 42 Shoqatave të Futbollistëve në të gjithë botën. Fituesi u anonçua gjatë mesditës së të hënës nga Shoqata Ndërkombëtare e Futbollistëve. Ronaldo ishte pjesë e formacionit ideal në vitin 2007, por nuk arriti të merrte trofeun individual, i cili u fitua nga braziliani i Milanit, Kaka. "Të vlerësohesh si ‘Lojtari më i Mirë‘ nga mbi 50 mijë futbollistë profesionistë nga e gjithë bota është e jashtëzakonshme", deklaroi 23-vjeçari në sajtin elektronik të "FIFPro" (fifpro.org). "Dëshiroj të falënderoj shokët e mi të skuadrës, trajnerët dhe të gjithë ata që punojnë te Mançester Junajted dhe në Kombëtaren portugeze. Një falënderim i veçantë shkon për familjen time dhe miqtë, të cilët më kanë mbështetur gjithmonë. Në fund, faleminderit edhe ‘FIFPro‘ për këtë çmim dhe për punën tuaj në mbrojtje të interesave të futbollistëve në të gjithë botën". Ronaldo foli pak edhe për të ardhmen, duke pohuar se është i lumtur në "Olld Traford": "Këmbëngul të theksoj se jam një lojtar i Junajted dhe besoj se do të jem në skuadër edhe vitin e ardhshëm. Roli i Ferguson në qëndrimin tim është mjaft i madh. E respektoj shumë, pasi ai më bleu, duke treguar besim tek aftësitë e mia dhe pjesë e suksesit, për ato që kam fituar, i përket edhe atij. Në Lisbonë arritëm një marrëveshje, sipas të cilës, gjëja më e mirë për të gjithë ishte që mos të largohesha. Tani e kam kuptuar se ai ishte vendimi i duhur. Jam lojtar i Mançester Junajted me trup dhe me shpirt".
Formacioni - Në skuadrën e vitit të përzgjedhur nga "FIFPro", bie në sy prezenca e pesë yjeve të Kombëtares spanjolle, të cilët u shpallën kampionë në Euro 2008. Ndërkohë, Premiershipi ishte kampionati më i përfaqësuar, me pesë lojtarë, ku, përveç Kristiano Ronaldos, mes 11 më të mirëve, janë edhe Stiven Xherard e Fernando Torres (të dy të Liverpulit), Xhon Terri (Çelsi) dhe Rio Ferdinand (Mançester Junajted). Përveç Junajted dhe Liverpulit, me dy futbollistë përfaqësohet edhe Reali i Madridit: portierin Iker Kasiljas dhe mbrojtësin Serxho Ramos. Megjithatë, Barcelona është klubi që ka numrin më të madh të lojtarëve në "Top XI", me Karles Pujol, Ksavin dhe Lionel Mesi. Braziliani i Milanit, Kaka, është lojtari i vetëm i përfshirë nga skuadrat që militojnë në Serinë A italiane.
Formacioni ideal i FIFPro:
Portier: Iker Kasiljas (Spanjë/Real Madrid)
Mbrojtës: Serxho Ramos (Spanjë/Real Madrid); Xhon Terri (Angli/Çelsi); Karles Pujol (Spanjë/Barcelona); Rio Ferdinand (Angli/Mançester Junajted)
Mesfushorë: Stiven Xherard (Angli/Liverpul); Ksavi (Spanjë/Barcelona); Kaka (Brazil/Milan)
Sulmues: Lionel Mesi (Argjentina/Barcelona); Fernando Torres (Spanjë/Liverpul); Kristiano Ronaldo (Portugali/Mançester Junajted)