E Diel, 1 Nëntor 2026

"Kartat, deri me tani kane aplikuar 500 mije qytetare"

Fatjona Mejdini

Ministria e Brendshme, deklaroi diten e djeshme se ne te gjithe vendin kane aplikuar gjithsej 500 mije qytetare per karta identiteti. Ne nje deklarate per mediat, zedhenesi i kesaj Ministrie, Fatmir Konja garantoi se procesi po ecen me ritme te kenaqshme. "Procesi i pajisjes se qytetareve shqiptare me leternjoftime elektronike, po ecen me ritme te kenaqshme. Mbi gjysme milioni shqiptare, qe kane aplikuar deri me tani, kane dhene kontributin e tyre per realizimin me sukses te aksionit te madh kombetar, per pajisjen e shtetasve me dokumentet e reja te identitetit", deklaroi perfaqesuesit i Ministrise se Brendshme, ne nje deklarate per mediat. Sipas tij, aktualisht jane prodhuar 403.744 leternjoftime elektronike, ndersa 306.560 karta identiteti jane derguar ne zyrat e shperndarjes, ne te gjithe vendin dhe ne ditet e ardhshme pritet qe ne keto zyra te shkojne edhe kartat e tjera te prodhuara per qytetaret. Por sipas Konjes, aktualisht prane zyrave te gjendjes civile jane derguar te gjitha kartat e nevojshme per te permbushur kerkesat e atyre qe kane aplikuar deri ne 31 Mars. Nga ana tjeter Ministria e Brendshme i beri edhe njehere thirrje te gjithe qytetareve pa pasaporta te aplikojne sa me shpejt te jete e mundur per karten e re te identitetit, ne menyre qe te kene mundesi te votojne ne zgjedhjet parlamentare qe do te mbahen me 28 qershor. "Aplikoni dhe pajisuni me leternjoftimin elektronik! Perfitoni nga prioriteti dhe lehtesite e vena ne dispozicion nga qeveria", thuhet ne njoftimin e Ministrise se Brendshme. Dy dite me pare ne nje konference per shtyp kryeministri Berisha, deklaroi se sot do te miratohet ne qeveri skema e re per rimbursimin e personave qe perfitojne nga ky proces. Sipas Berishes, per studentet te cilet do ta marrin karten vetem dy mije leke te vjetra, do te jete universiteti ai qe do te blej kuponat, qe do t'jua jap studenteve te cilet pas procesit te aplikimit, do te paguajne shumen e lekeve ne sekretarine e universitetit. Po keshtu per shtresat ne nevoje, te cilat po ashtu do te paguajne vetem 200 leke per karten e identitetit, do te jene bashkite dhe komunat ne te gjithe vendin qe do te shperndajne kuponat, dhe me pas kjo shume do t'ju mbahet nga asistenca e tyre mujore. Po keshtu pensionistet, do t'i marrin parate e rimbursuara menjehere sa te marrin pensionet, ne muajin e pare pas aplikimit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›