E Shtunë, 31 Tetor 2026

7 shkurt, zgjedhjet në Akademinë e Shkencave

Procesi i konkurimit për drejtuesit e Akademisë së shkencave u mbyll një ditë më parë, dhe kandidatët për postin e kryetarit janë tre:Apolon Bace, Kojec Topalli dhe Gudar Beqiraj. Zgjedhjet pritet të zhvillohen në datën 7 shkurt të këtij viti. 

TIRANE- Tre janë kandidaturat për postin e kryetarit të Akademisë së shkencave. Procesi i konkurimit për drejtuesit e këtij institcuioni u mbyll një ditë më parë dhe për postin e kryetarit të Akadmise konkurojnë: Apolon Bace, Kojec Topalli dhe Gudar Beqiraj. Ndërkohë që për postin e zëvendëskryretarit të kësaj akademie konkurojnë Muzafer Korkuti dhe Fatos Kongoli. Procesi i zgjedhjeve në Akademinë e Shkencave ka qenë i gjatë dhe i komplikuar pas konflikteve të këtij institucioni me qeverine për shkak të ligjit “Për akademinë”. Fillimisht, debati u përqendrua në kriterin që vendosej në draft, i cili përcaktonte moshën 70 vjec si kufirin kur përfundonte anëtarësia në Akademi. Pas kundërshtimit të akademikëve dhe të opozitës, kjo moshë u caktua 75- vjec dhe u përcaktuan 10 vende për anëtarët e përhershëm të Akademisë së Shkencave. Zgjedhjet pritet të zhvillohen në datën 7 shkurt të këtij viti.

(e.n/News24/Balkanweb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›