E Diel, 1 Nëntor 2026

Nënshkruhet marrëveshja për Polin Energjetik në Lezhë

Është firmosur sot marrëveshje për ndërtimin e Polit Energjetik nga kompania italiane, Grupin Marseglia. Në fjalën e rastit, kryeministri Sali Berisha deklaroi se ky vendim është një hap i madh në vizionin e shndërrimit te Shqipërisë në një superfuqi të vogël energjetike në rajon. “Siguroj Grupin Marseglia se do të ketë mbështetjen e plotë të qeverisë shqiptare në realizimin e këtij projekti të madh dhe kjo besoj se është përgjigja më e shkëlqyer antikrizë”, deklaroi sot kryeministri Berisha gjatë ceremonisë së nënshkrimit në marrëveshjes mes autoriteteve shqiptare dhe atyre italiane për ndërtimin e polit energjitik në rajonin Lezhë.
Në fjalën e tij, kreu i qeverisë e cilësoi si një moment të madh firmosjen e kësaj marrëveshjeje, me një vlerë investimi prej rreth 1 miliard eurosh. "Kjo përbën një ngjarje shumë të madhe për Shqipërinë dhe ajo është në vazhdën e përpjekjeve të vendit për t’u shndërruar në një vend tërheqës për investimet e huaja. Po ashtu ajo është një eveniment i madh në marrëdhëniet e shkëlqyera miqësore që ekzistojnë mes dy vendeve tona”, u shpreh Kryeministri.
Ai theksoi se “ky projekt përqendrohet në Lezhë, një rreth gjeografikisht ndër më të vegjlit e Shqipërisë, i cili firmos në harkun kohor të më pak se dy muajve kontrata me një vlerë prej 1.5 miliard euro”. Kreu i qeverisë informoi ndër të tjera se, brenda dy muajve janë firmosur kontrata koncensionare me palën italiane me një vlerë prej 3.5 miliardë euro dhe këtu flitet për megainvestime. Ajo që është e rëndësishme, vijoi Kryeministri, janë projektet e ardhshme që po përgatiten dhe që kapin vlerën prej miliarda eurosh.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›