E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kartat e Studentit, nis shperndarja te Filologjiku

Pas vitesh te tera pritjeje, me ne fund ka nisur shperndarja e Kartave te Studentit ne Fakultetin e Historise dhe Filologjise. Studentet jane ndier me fat, sadoqe nuk ngurrojne te shprehin pakenaqesi kur vjen puna te vonesa e tyre per disa vite. Ne ceremoni, dekani i Fakultetit te Historise dhe Filologjise, Shezai Rrokaj eshte shprehur se me ane te ketyre kartave, studentet do te mund te perfitojne nje sere lehtesish financiare. Karta e studentit leshohet per nje periudhe 1-vjecare, kundrejt nje cmimi prej 100 (njeqind) lekesh. Dokumenti i kartes se studentit do te jete i formatit ID1, i pajisur me elemente te sigurise dhe do te permbaje: emrin, mbiemrin e studentit, datelindjen, universitetin, degen, vitin, numrin e serise se Kartes se Studentit, daten e leshimit te Kartes se Studentit; periudha e vlefshmerise. Per sa i perket menyres se menaxhimit ajo do te sherbeje ne identifikimin e studenteve dhe krijimin e bazave se te dhenave mbi studentet. Studenti regjistrohet ne sekretarine e universitetit, ne fillim te vitit akademik, ploteson dhe depoziton formularin tip, i cili permban te dhena individuale per cdo student, fotografine dhe kerkesen per te pajisur me Karten e Studentit, shoqeruar me pagesen prej 100 lekesh.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›