Kartat e identitetit, Nishani: Projekti do të finalizohet brenda vitit 2009
Ministria e Brendshme hodhi poshtë akuzat e përsëritura dhe të pa baza të ardhura nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste në lidhje me zbatimin e projektit të qeverisë shqiptare për prodhimin e letërnjoftimeve elektronike dhe pasaportave biometrike, si dhe krijimit të regjistrit të ri elektronik të shtetasve shqiptarë. Duke i quajtur të pabaza akuzat e Partisë Socialiste, zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Fatmir Konja deklaroi se “tashmë ka përfunduar net ëork-u i transmetimit on-line të të dhënave për të gjitha minibashkitë e Tiranës dhe përgatitet ky operacion për të gjithë vendin”. “Kemi konstatuar me keqardhje se gjatë të gjithë proçesit, që nga hartimi i specifikimeve teknike, ai i shqyrtimit dhe vlerësimit të ofertave, e deri tek shpallja e fituesit të konçensionit, nga zyrtarë të lartë të opozitës politike është ushtruar një presion i vazhdueshëm me akuza tërësisht fiktive dhe të pavërteta ndaj specialistëve vendas dhe të huaj që punuan për këtë projekt, me qëllimin e vetëm për të bllokuar realizimin e tij”, tha zëdhënësi Konja. Ai vuri në dukje se Ministria e Brendshme, ripërsërit edhe njëherë se i gjithë projekti përfaqëson një nga standardet më të përparuara evropiane, është mbështetur në një proçes të hapur dhe transparent, asistuar nga agjensitë më prestigjioze ndërkombëtare të linjës së dokumentave të identitetit dhe se të gjitha ofertat e marra përfshi dhe atë fituese ishin nga kompanitë më prestigjioze dhe me eksperiencë në këtë fushë”, tha Nishani. Sipas tij, aktualisht, Ministria e Brendshme e asistuar nga Agjensia e Trajtimit të Konçensioneve dhe një kompani ligjore britanike e specializuar në fushën përkatëse, po kryen negociatat me kompaninë “Sagem Securite” dhe “Fondin Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve” për lidhjen e kontratës. Po kështu, projekti i regjistrit elektronik është duke u realizuar sipas të gjitha etapave të parashikuara. Deri më tani janë transferuar në sistemin elektronik 3,2 milion rekorde me 2 hedhje, dhe 1 milion rekordet e fundit me një hedhje, si dhe ka nisur rihedhja e dytë e tyre. Tashmë ka përfunduar netëork-u i transmetimit on-line të të dhënave për të gjitha minibashkitë e Tiranës dhe përgatitet ky operacion për të gjithë vendin. Këto proçese kanë qenë në mënyrë të përsëritur, të prezantuara nga përfaqësuesit më të lartë të Ministrisë së Brendshme në komisionet dhe grupet parlamentare sipas kërkesës së tyre. Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani shpreh edhe gatishmërinë e tij për interpelancë në parlament për të ri prezantuar këtë arritje të madhe që qeveria Berisha po e realizon vetëm në më pak se 3 vjet. “Sigurojmë edhe një herë opinionin publik, se ky angazhim serioz i qeverisë shqiptare, do të bëjë të mundur realizimin e hapit më të madh cilësor në paisjen e qytetarëve shqiptarë me dokumenta identifikimi të standarteve europiane, brenda vitit 2009”, theksoi më tej zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Fatmir Konja. Sekretari Organizativ i selisë rozë, Blendi Klosi, në një konferencë dhënë dje për mediat tha se “mungesa e transparencës dhe vonesa në bërjen realitet të tyre, po e çojnë Shqipërinë gjithmonë e më larg afateve dhe kërkesave të integrimit evropian”. Në emër të PS-së, deputeti i opozitës ka kërkuar interpelancë me Kryeministrin e vendit, Sali Berisha dhe Ministrin e Brendshëm, Bujar Nishani, për të shpjeguar në mënyrë të plotë proçesin e realizimit të këtij projekti.