E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministrat e Jashtëm të BE-së: Shqipëria, histori suksesi në Evropën Juglindore

inistri i Punëve të Jashtme, z. Lulzim Basha, mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Irakun, organizuar në Stokholm nga qeveria suedeze dhe të bashkëkryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, z. Ban Ki Mun, dhe Kryeministri iraken, z. Nuri Al Mailiki. Rreth 100 delegacione morën pjesë në këtë konferencë qëllimi i së cilës ishte bashkërendimi i përpjekjeve të komunitetit ndërkombëtar për stabilizimin, zhvillimin dhe integrimin e Irakut në ekonominë rajonale dhe globale. Gjatë punimeve të kësaj konference, ministri Basha u takua dhe bisedoi me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB Ban Ki Mon, Sekretaren e Shtetit Condoleeza Rice, Përfaqësuesin e lartë të BE-së për politikën e jashtme Havier Solana, ministrin e jashtëm britanik David Miliband, ministrin e jashtëm italian Franko Fratini, kryeministrin suedes Rijnfeld, ministrin e jashtëm suedez Carl Bildt, Ndihmës sekretarin për çështjet europiane në Departamentin e Shtetit Dan Fried, ministrin e Jashtëm turk Ali Babaxhan, dhe ministrin e jashtëm finlandez Aleksander Stubb. Anëtarësimi i plotë në NATO, liberalizimi i vizave me BE-në, si dhe zhvillimet ne Kosovë pas datës 15 qershor, ishin temat kryesore të takimeve. Bashkëbiseduesit vlerësuan progresin e Shqipërisë në lidhje me reformat në vend duke e konsideruar ketë një shëmbull për fqinjët. Gjatë takimeve me ministrin Basha bashkëbiseduesit theksuan se Shqipëria po ecën me hapa të sigurtë drejt antarësimit te plotë në NATO. Ministrat e Jashtëm europiane shprehën mbështetjen e tyre për procesin e liberalizimit të vizave, duke theksuar se Shqipëria po përjeton një transformim me ritme të shpejta dhe se perben nje histori suksesi në Europën Juglindore. Gjatë këtyre takimeve u vlerësua lart politika e matur dhe konstruktive si dhe roli i rëndësishëm që Shqipëria po luan për paqen dhe stabilitetin në rajon. Më tej, ministri Basha shkëmbeu mendime me homologët e tij edhe mbi proçesin e vendosjes së EULEX në Kosovë dhe transferimin e kompetencave të Misionit te Kombeve të Bashkuara në përputhje me Paketën Ahtisaari. Ndërsa, duke folur për zgjedhjet e përgjithshme të së dielës në Maqedoni, bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e veçantë që kanë këto zgjedhje për stabilitetin në Maqedoni dhe rajon si dhe për perspektivën e integrimit europian dhe euro-atlantik të Maqedonisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›