E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kartat e identitetit, PS: Qeveria shkeli afatet

Sekretari organizativ Blendi Klosi tha sot se “qeveria jo vetem ka shkelur te gjitha afatet por po genjen edhe në shifrat për shqiptarët që kanë marrë kartën e identitetit. 

TIRANE-Partia Socialiste denoncoi sot vonesat, sipas saj te patolerueshme ne procesin e pajisjes me karta indetiteti. Sekretari organizativ Blendi Klosi tha sot ne nje deklarate per shtyp nga selia e PS se "qeveria jo vetem ka shkelur te gjitha afatet ,por po genjen edhe në shifrat për shqiptarët që kanë marrë kartën e identitetit.

”Në shkallë vendi kanë aplikuar deri më sot 110.100 zgjedhës, nga të cilët rreth 78000 janë në Tiranë, ku ky proces po mbush 2 muaj që ka filluar. Realisht janë shpërndarë vetëm 2700 letërnjoftime elektronike në Bashkinë e Tiranës. Me këto ritme, kuptohet se objektivi është shumë larg premtimeve të bujshme dhe të herë pas hershme të qeverisë”, tha Klosi.

Sipas PS, edhe atje ku procesi konsiderohet i filluar, ai po ecën më shumë ngadalësi dhe janë konstatuar një sërë vështirësish. Në këtë linjë Klosi përmendi, pasaktësitë në identifikim në momentin e paraqitjes së zgjedhësit, ndërprerje të vazhdueshme të energjisë elektrik, mangësitë në njohjen e teknikës së punës nga një pjesë e operatorëve që kryejnë aplikimin apo deri në në marrjen e shenjave të gishtërinjve.

(d.b/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›