E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paraplegjikët:S'dalim nga greva pa plotësuar kërkesat

Nga Suela Gera
Njëzet para dhe tetraplegjikë kanë nisur sot grevën e urisë në ambientet e shoqatës së tyre në Laprakë. Ata kërkojnë plotësimin e kërkesave ose kërcënojnë se nuk do dalin nga ngujimi.  

TIRANE-Ata nuk mund të lëvizin lirshëm. Miq të ngushtë kanë karrigen me rrota ose patericat. Por kanë vendosur të hyjnë në grevë urie të bindur se kjo është mënyra e vetme për të kërkuar plotësimin e kërkesave minimale të jetesës së tyre: Më shumë para për paketën higjeno sanitar, më shumë karburant dhe një pagesë të barabartë me pagën minimale në shtet për kujdestarët.

Ndryshe nga herët e tjera, në ambientet e palestrës së godinës së shoqatës së invalidëve në zonën e Laprakës në Tiranë sot ishin vendosur shtretër. 20 para dhe tetraplegjikë disa të shtrirë në krevat, disa të tjerë të ulur në karrige me rrota, janë të bindur në vendimin që kanë marrë: “Do ngujohemi derisa qeveria të vendosë për plotësimin e kërkesave” .

“Ne futemi në grevë jo për luks, por që jeta jonë të bëhet më e mirë. Kemi shumë probleme, por duam zgjidhjen e atyre më emergjente. Rritja e paketës higjeno- sanitare, nga 120 mijë lejë në muaj në 30 mijë lekë pasi nevojat fiziologjike para dhe tetraplegjikë i kryen pa vetëdije. Të marrim 80 litra karburant sic kemi marrë gjithnjë. T’u njihet siguracioni shoqëruesit që na shërben dhe për sa kohë që na shërben të paguhet në bazë të pagës minimale”- thotë e ulur në karrigen me rrota Mybere Prizreni, kryetarja e shoqatës së invalidëve.

Prizreni thotë se në ditët në vijim grevës së urisë do ti bashkohen edhe anëtarë të tjerë të kësaj shoqate.
Në mbështjetje të kërkesave të tyre, pranë ambienteve të shoqatës së invalidëve, ishte i pranishëm edhe kryetari i Lëvizjes G99 Erion Veliaj i cili rikthesoi nevojën urgjente të plotësimit të kërkesave për këtë kategori njerëzish dhe se shteti nuk duhet të rrijë inidiferent.

Në vendin tonë numërohen 4500 paraplegjikë dhe tetraplegjikë të cilët kërkojnë mbështetje nga institucionet e vendit.
(BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›