E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Kartat e identitetit”, nis procesi i aplikimit në Elbasan

Aplikimi për kartat e reja ka nisur edhe në Elbasanit. Në Elbasan do të shpërndahen rreth 80 mijë karta, ndërkohë që sipas drejtoreshës së Filialit të Postës, janë marrë masa për të shmangur radhët në gjendjet civile. 

ELBASAN- Ka nisur sot në qytetin e Elbasanit proçesi i aplikimit të qytetarëve për letërnjoftimin elektronik. Drejtoresha e Filialit të Postës së Elbasanit, Brunilda Dulja, duke konfirmuar këtë fakt, ka deklaruar se prioritet u është dhënë qytetarëve të cilët nuk kanë pasaportë, ndërkohë që Bashkia e këtij qyteti numëron 80.000 votues.
Qytetarët e pajisur me mandat arkëtimin i drejtohen zyrës qendrore të gjendjes civile, për realizimin e procesit të aplikimit për letërnjoftim elektronik. Në 12 janar të këtij viti, në Tiranë filloi aplikimi për marrjen e letërnjoftimit elektronik, ndërkohë që Elbasani shënon qytetin e dytë për pajisjen e shqiptarëve me kartat e identitetit, një proçes që veç të tjerash, mundëson përpilimin e saktë të listave për zgjedhjet e ardhshme, si një garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›