Përmet, Topi: Vëmendje ndaj infrastrukturës
Presidenti Topi zhvillon një vizitë në Përmet, ku u njoh nga Bashkia me dy probleme kyç të qytetit, Topi ka kërkuar që vëmendja të fokusohet tek infrastruktura dhe turizmi në kuadër të kërkesës së Shqipërisë për anëtarësim në NATO e BE
PËRMET- Presidenti Republikës Bamir Topi është pritur nga qindra qytetarë përmetarë, kryetari i Bashkisë së këtij qyteti, Edmond Komino dhe prefekti i Qarkut të Gjirokastrës, Spiro Ksera. Takimin e parë ai e ka zhvilluar në zyrën e kryetarit të Bashkisë, pa pranisë e medias. Ndërsa më pas axhenda e presidentit është ndalur në një takim të zgjeruar me drejtuesit e lartë të pushtetit vendorë, si dhe me anëtarët e Këshillit Bashkiak të Përmetit.
Në fjalën e tij presidenti është ndaluar në problematikë që ka aktualisht qyteti i Përmetit.
Gjatë fjalës së tij zoti Topi, ka tërhequr vëmendjen e përfaqësuesve vendorë mbi kujdesin që duhet të tregojnë mbi investimet në infrastrukturë, si një nga elementet e parë të zhvillimit të turizmit në rrethin e Përmetit madje për të gjithë qytetet e vogla jugore.
Presidenti Topi ka bërë një vizitë të shkurtër në një kantinë vere tradicionale përmetare. Gjatë takimit ai ka theksuar se, prodhimet shqiptarë në përgjithësi dhe vera në veçanti janë të një cilësie të lartë dhe shanset për të futur në tregjet Evropian rritet ndjeshëm në anëtarësimit e Shqipërisë me strukturat e Bashkimit Evropian. (a.r/news24/balkanweb)