Kartat e identitetit,mungesa e kuponave,fluks qytetarësh në sportele

Dita e dytë e aplikimeve për pajisjen me karta identiteti ka pasur sërish probleme. Kjo gjë është shoqëruar me radhë të gjata qytetarësh nëpër filialet e postave për të bërë pagesat. Sipas informacioneve të fundit, problemet nisin që me mungesën e kuponave për të bërë pagesën prej 1200 lekësh në postë. Sipas postës, pritet furnizimi me kupona të tjerë.