E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Kenga Magjike", Alban Skenderaj rremben trofeun

Alban Skenderaj eshte shpallur fituesit festivalit "Kengs Magjike 2012". Kenga e tij "Refuzoj" ka marre vleresimin maksimal nga koleget e tij duke e renditur ne vend te pare. Por vec vleresimit te kolegeve me vota, Skenderaj ka marre dhe Cmimin e Publikut. Ne vend te dyte u rendit kenga e Aleksander dhe Renis Gjokes, "I njejti do mbetem" dhe ne vend te trete kenga e Juliana Pashes, "Diamant".

Spektakli

Ashtu si edhe ne dy netet e para, ne naten finale salla e Pallateve te Kongreseve ishte mbushur plot e perplot. Por nje tjeter rekord ishte arritur dhe nepermjet shikuesve te internetit. Ne naten e dyte ishin regjistruar 470 mije shikues. Kjo pasi ishte hera e pare qe ne Shqiperi nje festival transmetohet live dhe mund te ndiqej ne kohe reale nga te gjithe shqiptaret jashte kufijve. Ne salle nuk munguan ne kete nate as personazhet e njohur te skene edhe ekranit, por njekohesisht edhe personalitet me te larta te shtetit, si Kryeministri Sali Berisha, Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli, Kryetari i Bashkise se Tiranes Lulzim Basha, Ministri i Kultures Aldo Bumci, dhe shume politikane te tjere. Gjithcka filloi me ngjitjen ne skene te moderatoreve Ardit Gjebrea, Olta Gixhari dhe Armina Mevlani, me nje veshje qe te kujtonin tapete e kuq te Hollivudit. Spektakli, sepse si i tille ishte ideuar kjo nate, startoi me nje ringjitje ne skene, e kthyer ne nje tradite tashme, e fituesit te edicionit te shkuar, dhe ky ishte Redon Makashi. Nje nga surprizat e mbremjes ishte interpretimi i dy shoqerueseve te Arditit, Olta dhe Armina, te cilat jo vetem kenduan por edhe kercyen ne nje koreografi te interpretuar me pare nga Merilin Monro. Nje moment i vecante ishte dalja ne skene e kengetarit te mirenjohur Vedat Ademi, i cili mori edhe cmimin "Best Dance". Ai ndau me spektatorin dhe beri per here te pare publik edhe emrin e djalit te tij, i cili do te vije ne jete pas nje muaji dhe do te quhet Jonald.

Cmimet

Kantautori Bojken Lako mori Cmimin Tendence te festivalit. Nje rastesi e bukur ishte fakti qe ai rikthehej ne kete festival pas 12 vitesh mungese dhe ne konkurrimin e tij te fundit kishte marre te njejtin cmimin. Bojken Lako edhe pas 12 vjetesh mbetet gjithmone tendence edhe per nje shembull per t'u ndjekur nga shume te rinj. Por nuk kishte si te mos kujtohej ne kete prag feste edhe 100 vjetori i Pavaresise. Nje nga momentet me emocionuese te kesaj nate gjigante, ishte kendimi ne kor i te gjitheve te kenges patriotike "Dua me shume Shqiperine". Pas me shume se tre ore transmetim, triumfuesi i festivalit Kenga magjike u zgjodh kengetari Alaban Skenderajt. Menyra e votimit, tashme eshte e kthyer ne nje tradite te vleresuar nga vet artistet. njohur nga te gjithe, jane vete kengetaret qe votojne per njeri-tjetrin dhe sigurisht qe kengetaret pjesemarres me votat e tyre kishin menduar qe kenge me e mire e ketij festivali ishte kenga Refuzoj e Alban Skenderaj. Nje fillim i mbare i Albanit ne Kengen Magjike, pasi qe me paraqitjen e tij te pare ne kete festival, rrembeu cmimin e publiku dhe sigurisht edhe cmimin e madh.

Votimi

Votimi ne "Kenga Magjike" ka qene transparent. Ne ekran jane shfaqur bashke me kengetarin tabela me piket e cdo kengetari per 22 piket e para. Pas disa sekondave, me ze te larte, kengetaret kane lexuar 3 kenget qe mendohet se per 3 cmimet e para te cilat kane pasur ne dispozicion, 24, 26 dhe 30, per 3 kenget me te mira, qe secili prej tyre i ka dhene kolegeve, konkurrente ne festival.

Cmimi i trete i jepet Juljana Pashes, vendi i dyte Aleksander dhe Renis Gjoka, dhe Cmimi i madh i jepet Albana Skenderaj

Cmimet

Cmimi i sponsorit "AMC" Kejsi Tola me "Perendeshe e vetmise"

Cmimi "Best Dance" Vedat Ademi me "Ne frymen tende"

Cmimi "Cesk Zadeja" Era Rusi me "6 Mars"

Cmimi "Best Style": Stine, CPMS dhe Rudi "Ti je engjell"

Cmimi Televiziv Rezarta Shkurta me "Me fal"

Cmimi "Best Fjucering" Mateus Frroku dhe Xhesika me "Ti me fal"

Cmimi "Best Performance" Blerta Gace me "Sky is the limit"

Cmimi "Kantautori me i mire" Andos me " Ku je ti"

Cmimi i Kritikes Eliza Hoxha me "Mbetem"

Cmimi Diskografik Xhensila Myrtezai me "Me ty jam"

Cmimi i Interpretimit Rozana Radi me "Ti s'ke Zemer"

Cmimi "Tendence" Bojken Lako me "Bio"

Cmimi i Publikut Alban Skenderaj me "Refuzoj"

Cmimi i Produksionit Greta Koci me "Me sheh nga lart"

Cmimi i Kontributit Pirro Cako me "Dalldisa"

Cmimi "Best Rock" .Aleksander dhe Renis Gjoka "I njejti mbetesh"

Cmimi "Etno Music" Eli Fara dhe grupi Mangabatu me "Romale"

Cmimi "Best Produksion" Ermal Mamaqi me "Bej si di vete"

Cmimi i Internetit Adrijan Gaxha & Florian Beqiri me "Ngjyra e Kuqe"

Cmimi "Best Vokal" Juljana Pasha me "Si diamant"

Finalistet e Kenges Magjike

1. Xhensila Myrtezaj

2. Rozana Radi

3. Bojken Lako

4. Eliza Hoxha

5. Adrijan Gaxha & Florian Beqiri

6. Juliana Pasha

7. Kejsi Tola

8. Vedat Ademi

9. Era Rusi

10. Eli Fara

11. Ermal Mamaqi

12. Aleksander dhe Renis Gjoka

13. Xhesika dhe Mateus

14. Blerta Gace

15. Andos

16. Stine

17. Rezarta Shkurta

18 Alban Skenderaj

19. Greta Koci

20. Pirro Cako

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›