Kartat falas, sherr ne Kuvend
Rozeta Rapushi
Qeveria refuzoi te pranoje propozimet e Partise Socialiste, per heqjen e pageses per pajisjen e zgjedhesve me karta identiteti. Zevendeskryeministri, Genc Pollo i tha dje jo nga foltorja e Kuvendit, propozimit te selise roze qe kartat te jepen pa leke. "Eshte hipokrite qe te kerkosh qe kartat e identitetit te jepen pa pagese. Nuk ndodh ne asnje vend te botes. Ne do te bejme subvencionin e tyre per shtresat ne nevoje, si pensioniste apo studente", u pergjigj Pollo. Sipas tij, aq me pak nuk mund te pranohet propozimi i PS-se, qe ata qytetare qe kane pasaporta, mos pajisen nderkohe me karta. "Eshte e papranueshme nje kerkese e tille. Ne kemi sportele te mjaftueshme per te gjithe zgjedhesit ne cdo zone. Sigurisht qe ata zgjedhes qe nuk kane pasaporta, do te jene paresore, por jo te mos kene te drejte te aplikojne ata qe kane pasaporte", tha prere Pollo. Numri dy i qeverise, u shpreh se kreu socialist, "Edi Rama po hedh perdite balte mbi procesin e pajisjes me karta dhe vazhdon mashtron". Reagimi kritik dhe i prere i zevendeskryeministri, u be pas deklarates se kryetares se grupit socialist Valentina Leskaj. Ne emer te grupit te PS-se, ajo kerkoi qe Kuvendi te shqyrtoje propozimin per menyren e pajisjes me karta identiteti te shqiptareve, ne te kundert shume veta ne pamundesi ekonomike, nuk do e blejne dot. "Me keto hapa qe po ecet, rrezikohet gjithnje e me shume procesi i pajisjes me karta. Ne vend qe te reflektoje, kryeministri Sali Berisha, ben deklarata duke dhene shifra abuzuese mbi shperndarjen e kartave", akuzoi Leskaj. Sipas saj, shume njerez nuk po mund te blejne dot karta dhe ndaj nuk shkojne te aplikojne. "Nuk e paguajne dot, ne pjesen me te madhe te vendit. Ndaj ne japim propozime konkrete", vijoi Leskaj. Po pa pritur proceduren parlamentare te shqyrtimit te propozimit te PS, Pollo ia ktheu direkt pergjigjen negative. Sipas numrit dy te qeverise, procesi po ecen si duhet. Pollo informoi se nisja e procedurave per shperndarjen e dokumenteve te identifikimit, eshte shtrire ne 80 per qind te vendit, e brenda muajit do te arrije ne 100%. "Deri me sot kane aplikuar rreth 300 mije vete, me nje mesatare prej 13 mije ne dite. Gjithcka po ecen sipas parashikimit, por eshte kryetari juaj Rama, ai i cili deformon te dhenat", replikoi Pollo.