“Kartat”, mungesa aparaturave bllokon procesin në Vlorë
Lidhur me kartat e identitetit, prefektura e Vlorës deklaron se ende nuk kanë mbërritur pajisjet,si aparati fotografik, kompjuterat dhe marrësi dixhital i shenjave të gishtave edhe pse ambientet për prodhimin e tyre janë gati.
VLORE- Edhe pse Bashkia e Vlorës ka vendosur në dispozicion të punonjësve që do të merren me prodhimin e kartave të identitetit të gjitha ambientet, në qytetin e Vlorës nuk ka ardhur ende asnjë pajisje. Kjo gjë konfirmohet edhe nga vete prefekti i Vlorës Hasan Halili, i cili është shprehur se, si pajisjet, aparati fotografik, kompjuterët dhe marrësi dixhital i shenjave të gishtave nuk kanë ardhur ende.
“Procesi ka mbetur tek kompania që ka fituar tenderin, e cila nuk ka sjellë aparaturat. Javën e kaluar kemi bërë dhe riverifikimin e dokumentacionit për t’mos pasur emra të përsëritur në zyrat e Gjendjes Civili”, u shpreh prefekti i Vlorës.
Ndërkohë që qytetarët janë në pritje të përgatitjeve të procedurave të regjistrimit të të dhënave në pajisjet përkatëse, prefektura e Vlorës organizoi një takim me përfaqësues të Komunave dhe të Bashkive për udhëzimet e reja ku u shpërndanë dhe listat përkatëse.
Më tej Hasani theksoi se “janë shpërndarë të gjithë listat e personave të cilat nuk disponojnë një pasaportë, komunat dhe Bashkitë i kanë marrë dokumentacionet ku sot kanë nisur njoftimet e personave, të cilët brenda datës 10 shkurt të kenë mundësi të aplikojnë për pajisjen me karta identitetit”. (a.r/news24/balkanweb)