E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, dyshohet si hajdut, kapet 19 vjeçari

Arrestohet një tjetër i ri i dyshuar për vjedhje në Gjirokastër. Policia e këtij qytetit bëri të ditur se gjatë mbrëmjes së hënë, rreth orës 23:50, nga specialistët e Seksionit të Krimeve Kundër Pronës bënë arrestimin e Senet Goxhaj, 19 vjeç, lindur në fshatin Golen dhe banues në lagjen Zinxhira të qytetit Gjirokastër.

Arrestimi i tij është bërë, pasi dyshohet se, gjatë ditës së hënë, rreth orës 00:15 ka shkuar për të vjedhur në lagjen Zinxhira, në lokalin e marrë me qira nga shtetasi I. M, nga lagjja Zinxhira. Pasi ka tentuar të hyjë brenda duke hequr ristelat e dritares, është kapur nga pronari i lokalit Y. B,i cili banon në katin e dytë në banesën e vet. Nga veprimet hetimore dhe procedurale rezultoi se Goxhaj, në datën 27 janar 2009, rreth orës 23:45, ka vjedhur me të njëjtën mënyrë duke hyrë nga dritarja këtë lokal duke vjedhur një stekë me cigare dhe një shumë prej 2 mijë lekësh të reja në vitrinën e dyqanit. Gjithashtu Senet Goxhaj, dyshohet se është autor i vjedhjes së dyqanit në lagjen Zinxhira Gjirokastër, pronë e qytetares M. SH, banuese në lagjen Zinxhira. Në këtë dyqan janë vjedhur 5 mijë lekë të reja dhe 10 paketa cigare. Nga ana e policisë janë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe procedurale si dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i mjeteve të përdorura për të kryer vjedhjet. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme për veprën penale të vjedhjes.

Email This Klikime: 3

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›