E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Financial Times”: Shqipëria në BE,gjatë 2015- 2020-ës

Shqipëria do të mund të antërësohet në BE gjatë periudhës mes viteve 2015-2020. Kështu shkruan gazeta britanike “Financial Times”. Sipas artikullit, bashkë me Shqipërinë do të antarësohen edhe Bosnja, Mali i Zi, Maqedonia dhe Serbia. 

Shqipëria do të mund të antërësohet në Bashkimin Evropian gjatë periudhës mes viteve 2015-2020. Kështu shkruan gazeta britanike “Financial Times” në një artikull kushtuar procesit të integrimit të vendeve të ballkanit Perëndimor, në Bashkimin Evropian. Sipas këtij artikulli, në të njëjtën periudhë me Shqipërinë do të antarësohen edhe Bosnja, Mali i Zi, Maqedonia dhe Serbia.
“Në këtë periudhë është ndërprerë thuajse plotësisht procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian , edhe pse recesioni ekonomik aktual dhe problemet e brendshme në Union nuk krijojnë një bazë për të pranuar shtete të reja”, shkruan “Financial Times”. Raporti është i përgjithshëm për të gjitha vendet e rajonit ndërkohë që thuhet se, Kroacia duhet të përfundojë negociatat me Brukselin, Maqedonia duhet të fillojë menjëherë me negociatat për hyrjen në bashkimin Evropian, ndërsa Shqipëria, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnja janë gati për të paraqitur kërkesat për anëtarësim.

(e.n/Balkanweb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›