E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Kartat”, mungesa internetit bllokon procesin në Fier

Aplikimet për kartat e identitetit në qytetin e Fierit, janë ndërprerë që prej 4 ditësh. Shkak për këtë janë bërë problemet teknike në zyrat e aplikimit, ku për ditë me radhë nuk funksionon interneti. 

FIER- Në zyrat e aplikimit për pajisjen me karta identitetit në qytetin e Fierit, ka mëse katër ditë që aplikimi është ndërprerë, shkak për këtë ndërprerje është bërë mungesa e internetit. Edhe pse vihet re interesi i madh nga ana e qytetarëve në zyrat e aplikimit, për shkak të këtij defekti teknik është shkaktuar një pritje e gjatë deri në përfundimin e këtij procesi.
Qytetarëve u duhet të vinë disa herë me radhë pranë zyrave të aplikimit në pritje për kryerjen e procedurave përkatëse.

Sipas Helmit Dashit, operator në zyrat e aplikimit mësojmë se ndërprerja ka nisur që prej së premtes së kaluar. Për këtë është njoftuar çdo ditë kompania aleate në pritje të një tekniku nga Tirana.

Për shkak të anomalisë së krijuar zyrat e aplikimit tashmë qëndrojnë të mbyllura. Deri në ditën e sotme nga data 17 shkurt kanë aplikuar rreth 4000 qytetarë nga 12.000 që është lista e personave të pa pajisur me pasaportë. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›