E Diel, 1 Nëntor 2026

Senatorët italian, Berishës: Mbështetje për në NATO

Italia mbështet integrimin e Shqipërisë. Ky rikonfirmim erdhi nga anëtarët e delegacionit Italian në NATO gjatë takimeve që zhvilluan me politikanët në Tirane. Në takimin me kryeministrin senatorët vlerësuan se Shqipëria do jetë një vlerë e shtuar në NATO. 

TIRANE- Italia mbështet proceset integruese të Shqipërisë, një rikonfirmim i tillë është dhënë sot nga përfaqësuesit më të lartë të delegacionit italian në Asamblenë parlamentare të NATO-s gjatë takimit që kanë patur me kryeministrin Berisha.
Senatorët Franko Marini dhe ish kryeministri Lamberto Dini, theksuan gjatë takimit me kreun e qeverisë se Shqipëria do të jetë një vlerë e shtuar për NATO-n duke qenë një vend i cili tashmë ka ndërmarrë reforma kaq të thella, por edhe për shkak se ka dhënë një kontribut real me forcat e saj përkrahë NATO-s.
Kreu i qeverisë njohu senatorët me ofrimin e madh që kompanitë e mëdha italiane kanë bërë drejt Shqipërisë duke i garantuar mbështetje për ta.
Senatorët janë takuar edhe me delegacionin shqiptarë në NATO, ku gjithashtu kanë garantuar mbështetje edhe për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Anëtari i delegacionit Zogaj kërkojë madje ndihmën e Italisë për procesin e liberalizimit të vizave.
Zgjerimi i NATO-s, sipas senatorit Marini është jo vetëm garanci për më shumë siguri por edhe një mundësi për të gjetur rrugët për zgjidhjen e krizës ekonomike. Delegacioni italian në përbërje të të cilit ishte dhe ambasadori Italian në Tiranë Saba Delia, ka pasur edhe një takim me ministrin e Mbrojtes Gazmend Oketa. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›