E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, bllokut "1 Maji" i shtohen 130 pemë

Sipas nismës ‘’ Një qytetar , një pem뒒, Bashkia e Tiranës synon në pastrimin e ajrit në kryeqytet , uljen e ndotjes dhe krijimin e një ambienti të shëndetshëm. 

TIRANE- Nismës së Bashkisë së Tiranës për të kontribuar në shtimin e sipërfaqes së gjelbërt, i është shtuar sot një tjetër sipërmarrje private në mbjelljen e 130 pemëve dekorative në bllokun ‘’1 Maji’’.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Edi Rama i pranishën në këtë aktivitet tha se ‘’ Një nga synimet kryesore të Bashkisë është shtimi i sipërfaqjes së gjelbërt , për të kontribuar dhe për ta transformuar Tiranën në një kryeqytet me parametra europianë ‘’
Sipas nismës ‘’ Një qytetar , një pemë’’, Bashkia e Tiranës synon në pastrimin e ajrit në kryeqytet , uljen e ndotjes dhe krijimin e një ambienti të shëndetshëm.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›