Tragjedia “9 janarit”, PD sulmon Prokurorinë
Maxhoranca në pushtet vazhdon sulmin kundër Prokurorisë, duke e quajtur atë një sistem të kalbur e korruptuar. Deputetet e PD Shkodër, i kërkojnë organit të akuzës të rimarë hetimin për tragjedinë e 9 janarit, ku gjetën vdekjen
SHKODËR- Moxhoranca në pushtet sulmon hapur Prokurorinë dhe sistemin gjyqësorë që sipas tyre ka qenë dhe mbetet një sistem i kalbur dhe i korruptuar. Duke ju rikthyer dosjes së “9 janarit” ku 29 shqiptarë kryesisht nga Shkodra gjetën vdekjen gjatë një tentative për të kaluar kufirin drejt brigjeve italiane me një gomone. Deputetë të Partisë Demokratike, dega Shkodër i kërkojnë prokurorisë të rifillojë hetimet për atë që ata e quajnë krim shtetërorë.
Arenca Trashani Deputete e PD-së në Shkodër në një konferencë për shtyp u shpreh se “u dënuan disa shërbëtorë fatkeq për trafik klandestinësh, ndërsa shpërdoruesit klasikë të detyrës vazhdojnë të qetë karrierën politike dhe kjo falë faktit që sistemi i drejtësisë në përgjithësi dhe prokuroria në veçanti ka qenë dhe mbetet një sistem i kalbur dhe i korruptuar”- tha Trashani.
Më tej Trashani ka kërkuar që prokuroria të rinisë hetimet për këtë ngjarje, “ne kërkojmë që prokuorira të rifillojë menjëherë hetimet për shpërdorim detyre me pasoja të rënda ndaj pushtetarëve të kohës. Gjatë këtyre hetimeve prokuroria të marrë në konsideratë të gjithë pretendimet e të dëmtuarve”- tha Trashani.
Reagimi i dy deputetëve të Shkodrës erdhi fill pas një proteste madhështore që Partia Socialiste dhe aletatët e saj, bënë në përkujtim të një vjetorit të tragjedisë së Gërdecit e cila është e etiketuar prej tyre si një krim shtetërorë dhe finalizim i një vepre te pastër për korrupsionin qeveritarë.
(a.r/news24/balkanweb)