Kartat në Shqipëri përdoren vetëm në bankomat
Mbi gjysmë milioni shqiptarë zotërojnë së paku një kartë bankare, por shumica dërrmuese e tyre i përdorin këto karta vetëm për të tërhequr pagën mujore nëpër bankomate, ndërkohë që përdorimi i tyre si mjet pagese është ende minimal, raporton Banka e Shqipërisë. Kur kartat mbërritën në Shqipëri në mënyrë masive, në vitin 2004, një bankier i huaj komentoi se vendi ynë po hyn direkt në botën e parasë elektronike, pa pasur nevojë të kalojë nga epoka e gjatë dhe problematike e përdorimit të çeqeve. Por, përveç shmangies së radhëve nëpër sportele, duket se asgjë e rëndësishme nuk ndodhi.
"Gjatë vitit 2008, në total u procesuan 8 205 143 transaksione me karta, me një qarkullim total vjetor prej 93.7 miliardë lekësh. Nga totali i transaksioneve, rreth 96 për qind përbëjnë tërheqje cash nga ATM-të, tregues ky i një ekonomie me përdorim të lartë të cash-it", njoftoi Banka e Shqipërisë në raportin e saj për stabilitetin financiar.
"Thënë ndryshe, në përpjesëtim me numrin e popullsisë në Shqipëri, në fund të vitit 2008, mesatarisht një në gjashtë persona është mbajtës i një karte. Çdo kartëmbajtës kryen jo më shumë se 16 transaksione në vit, nga të cilat, 15 transaksione janë tërheqje cash nga banka", vijon më tej deklarata.
E konceptuar si një mjet që do të lejojë individët të shmangin mbushjen e xhepave me kartëmonedha, 40 vite më parë, kartat bankare të debitit apo kreditit, kanë reduktuar ndjeshëm përdorimin e parasë fizike në të gjithë botën. Por, megjithëse në Shqipëri sot ka rreth 3 mijë pika shitjesh ku mund të paguhet me kartë, përdorimi i tyre është ende minimal. Gjatë vitit të kaluar, nëpër terminalet e shitjes u kryen 290 mijë pagesa me kartë, ose më pak se 4 për qind e numrit total të përdorimit të kartave.
Vetëm në 133 raste, bankomatet që kanë edhe funksionin e depozitimit të parasë, përveç asaj të tërheqjes, janë përdorur nga shqiptarët. Në vendin tonë ka 73 bankomate me funksione depozitimi.
"Përdorimi i instrumenteve të pagesave elektronike nga publiku është ende në hapat e parë, krahasuar me statistikat e raportuara nga vendet e rajonit", thotë BSH, e cila ia ngarkon të gjithë përgjegjësinë publikut dhe nuk diskuton për problemet e këtyre mjeteve që janë përgjithësisht përgjegjësi e bankave.
Rrjeti i mjeteve të përdorimit të kartave bankave duket se është shumë pak i integruar për sa i përket kostos së transaksioneve. Çdo bankë ka rrjetin e vet të bankomateve dhe mban komision shtesë në rast se përdoret një kartë e emetuar nga një bankë tjetër. Komisionet variojnë nga njëra bankë në tjetrën dhe publiku është disi refuzues ndaj përdorimit të kartës, përpos tërheqjes së pagës mujore. E njëjta gjë ndodh edhe me pagesat me kartë nëpër pikat e shitjeve, ku pajisjet përkatëse janë shpërndarë nga banka të ndryshme dhe mbartin kosto të ndryshme.
Por, problemi më i madh me mospërdorimin e kartave si mjet pagese qëndron në integrimin e ulët të kartave me botën e dyqaneve në internet. Një pjesë e mirë e kartave të debitit që qarkullojnë në Shqipëri nuk kanë akses në internet, ndërsa komisionet e përdorimit të tyre ndryshohen pa paralajmërim nga ana e bankave. Vetëm vitin e kaluar, disa banka ofruan për herë të parë sisteme të rezervimit në linjë të shërbimeve të ndryshme, si dhoma hoteli apo makina me qira, përmes linjës telefonike. Por këto shërbime janë ende në hapat e parë dhe nuk ofrojnë të gjitha lehtësitë që ofrohen në Europë.
Për pasojë, Shqipëria vijon të mbetet një nga vendet me përdorimin më të lartë të parasë fizike në Europë dhe situata duket se nuk do të ndryshojë shpejt. Gj. E.
Përdorimi i kartave bankare
Numri i kartave sipas funksioneve 31 Dhjetor 2008
Karta me funksion cash-i 512,232
Karta me funksion pagese 498,003
Makina ATM 642
Terminale pagesash 2,953