BSH: Vitin e kaluar u ndalën çmimet e pronave
Për herë të parë në shumë vite, çmimi i pronave të paluajtshme, sipas të dhënave të monitoruara nga Banka e Shqipërisë, ndaloi së rrituri, përkundrazi shënoi një rënie të lehtë. Të dhënat i përkasin vetëm Tiranës. Për pjesën tjetër të vendit, nuk ka ende sistem të monitorimit të ecurisë së çmimeve.
"Gjatë vitit 2008, tregu i banesave është karakterizuar nga frenimi i ritmit të rritjes së çmimeve dhe nga luhatje të indeksit të qirasë. Indeksi mesatar i çmimit të banesave për rrethin e Tiranës ka rënë me 0.3 për qind në terma vjetorë, në ndryshim nga sjellja në tre vitet paraardhëse, kur indeksi ka shënuar rritje të ndjeshme", njoftoi BSH.
Frenimi në normën e rritjes së çmimeve të banesave mund të jetë i lidhur si me zbutjen e kërkesës për banesa, ashtu edhe me një rritje të ofertës për to. Kështu, sipas vrojtimit të aktivitetit kreditues, bankat raportojnë për një rënie të kërkesës së individëve për kredi për blerje banese, si edhe për një shtrëngim të standardeve të kredidhënies për këtë qëllim. Shtrëngimi i kushteve të kreditimit për banesa, veçanërisht gjatë gjashtëmujorit të dytë të vitit, mund të ketë ndikuar në uljen relative të kësaj kërkese.