Moti i nxehtë, "përvëlohen" plazhistët
Jo vetëm virozat e stinës, por edhe problemet me lëkurën mbeten shqetësim i qytetarëve në stinën e verës. Një numër i konsiderueshëm qytetarësh paraqiten çdo ditë në spital me djegie, infeksione dhe alergji të lëkurës.
Dermatologu Mikel Milloshi sqaron se probleme të ndryshme me lëkurën të shkaktuara nga bimët po shfaqen për herë të parë këtë vit në Fier. Stina e verës ka sjellë probleme me lëkurën për shumë qytetarë në Fier. Të njëjtin fakt e pohon edhe dermatologu i poliklinikës qendrore. Sipas tij, është shtuar numri i vizitave dhe i pacientëve që kanë probleme me lëkurën e tyre.
"Stina e verës dhe veçanërisht temperaturat e larta të këtyre ditëve të fundit, rrezet e diellit, plazhet, mjedisi janë shkaqet kryesore të shtimit të rasteve me probleme në lëkurë që në shumë raste vijnë edhe në gjendje të rënduar apo me infeksione të rënda", tha specialisti Mikel Milloshi.
Rastet më të shpeshta të dy javëve të fundit kanë pasur kryesisht infeksionet nga plazhi. Djegiet e lëkurës kanë qenë të gradëve nga më të lehtat deri tek ato më të rëndat. Duhet pasur kujdes kryesisht me fëmijët e vegjël, pasi ata janë më delikatë në këtë drejtim, pasi edhe lëkura e tyre është më e hollë.
Sipas mjekëve, mbrojtja e lëkurës duhet të realizohet duke përdorur kremra me faktorë mbrojtës 50 deri në 90 plus.
Gjithashtu, mjeku sqaron se gjatë kësaj kohe janë trajtuar edhe probleme të tjera me lëkurën, infeksione apo acarime.
"Kemi pasur një fluks të madh pacientësh në lidhje me dermatitet e ndryshme. Por raste të shumta kemi pasur edhe nga alergjitë, pasi preken lloje të ndryshme bimësh apo barërash. Rasti më tipik në këtë periudhë kohe që sjell probleme me lëkurën ka qenë prekja e grurit. Kanë ardhur shumë pacientë të cilët kanë korrur dhe punuar në sipërfaqe me grurë dhe pasi kanë dalë në diell kanë pasur probleme në lëkurën e tyre", sqaron dermatologu.
Problemet me lëkurën janë shqetësim edhe i kësaj vere. Veç mbrojtjes në plazh dhe gjatë qëndrimit në diell mjekët këshillojnë higjienë personale dhe kujdes për pastrimin e veshjeve, lëkurës dhe ambientit ku jetojmë e qëndrojmë për një kohë të gjatë të ditës.