Kartat, nis aplikimi edhe në ambasadën shqiptare në Romë
Në zyrën konsullore të ambasadës shqiptare në Romë nisin sot aplikimet për pajisjen e shtetasve shqiptarë me karta identiteti dhe pasaporta biometrike.
Me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, ky shërbim i posaçëm është ofruar tashmë dhe po vijon pandërprerje në zyrën konsullore të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Athinë dhe në Konsullatën e Përgjithshme në Selanik.
Ndërkohë mësohet se së shpejti, do të ofrohet i njëjti shërbim për dokumentat biometrike edhe në konsullatën shqiptare në Milano.
Ky shërbim synon t`i vijë në ndihmë gjithë shtetasve shqiptarë që jetojnë e punojnë në Greqi e Itali.