Varfëria ne Gjirokaster, 400 vetë marrin ilaçet me listë
Nga verifikimet e kryera në 7 farmaci që ka gjithsej qyteti, rezulton se çdonjëra prej tyre ka në listë rreth 40 deri në 50 persona që marrin ilaçet duke shënuar emrin. Në listat e borxhlinjve të farmacive nuk rezultojnë vetëm pensionistë
GJIROKASTER - Më shumë se 400 banorë të qytetit të Gjirokastrës i marrin ilaçet në farmaci duke shënuar emrat në listat e farmacistëve, pasi nuk kanë mundësi ekonomike për t'i blerë në momentin që iu duhen. Nga verifikimet e kryera në 7 farmaci që ka gjithsej qyteti, rezulton se çdonjëra prej tyre ka në listë rreth 40 deri në 50 persona që marrin ilaçet duke shënuar emrin. Në listat e borxhlinjve të farmacive nuk rezultojnë vetëm pensionistë apo të moshuar në prag të pensionit, por njerëz të moshave të ndryshme. Farmacistët pohojnë se shumë prej tyre paguajnë lekët kur marrin asistencën apo pensionin, por ka dhe nga ata që nuk kanë mundësi për të paguar ilaçet.
(d.b/BalkanWeb)