E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kartat, probleme ne Elbasan e Fushe Kruje

Ne shume rrethe te vendit, vijojne problemet me pajisjen e zgjedhesve me karta identiteti dhe aplikimin per to. Pervec disa komunave te Elbasanit, ku shume shtetas paten probleme per shkak te mungeses se energjise elektrike apo edhe internetit, problematike situata ishte dje dhe ne Fushe-Kruje. Banoret u ankuan se prej disa kohesh qendruan ne radhe pasi ne zyrat e gjendjes civile mungonte energjia elektrike. Probleme dhe veshtiresi ne aplikimin pati serish dje komuna Belsh ne Elbasan. Procesi i aplikimit ne kete zone u nderpre per shkak te disa defekteve ne aparatura. Ne te gjitha keto zona, ku jane shenuar incidente dhe probleme me aplikimin per kartat e identitetit, ndodhen edhe vezhguesit e OSBE/ODIHR, te cilet po monitorojne situaten para zgjedhore. Se shpejti ato do te nxjerrin raportin e trete parazgjedhor per Shqiperine.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›