E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kartat rikthehet debati

Nje ndryshim ne ligjin per dokumentat e identitetit ku shtohet nje pike qe percakton se dokumenti cilesohet i pavlefshem edhe kur demtohet ka rihapur ne Komisionin e Ligjeve debatin e ashper politik mes mazhorances dhe opozites per sigurine e kartave te identitetit dhe pasaportave biometrike.

Ky ndryshim konfirmon akuzat e PS-se per manipulimin e kartave tha deputeti Sajmir Tahiri.

Ministri i Brendshem Lulzim Basha theksoi se pretendimet e opozites se procesi eshte i manget dhe i korruptuar eshte i turpshem. Sipas tij siguria e dokumentave biometrike po ben qe shqiptaret te levizin shume shpejt pa viza.

Por deputeti tjeter socialist Damian Gjiknuri ngriti shqetesimin se Shqiperia eshte i vetmi vend europian ku shteti nuk ka akses ne te dhenat biometrike te shtetasve te vet duke ia dhene ekskluzivitetin shoqerise koncesionare qe i prodhon kartat.

Nga Ministri i Brendshem nuk u dha nje pergjigje e qarte per kete shqetesim por demokratet e perdoren kete si argument per te hedhur poshte akuzat e partise socialiste per manipulim te kartave te identitetit per qellime elektorale.

Deri tani sipas te dhenave zyrtare jane mbi 1 milione shqiptare qe kane aplikuar per pasaporte biometrike dhe mbi 2 milione e 300 mije shtetas te pajisur me karta identiteti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›