E Shtunë, 31 Tetor 2026

Patozi Gati per ngritjen e komisionit hetimor

Mazhoranca ka shprehur serish gatishmerine per ngritjen e Komisionit Hetimor te Zgjedhjeve ne respekt te Rezolutes se Parlamentit Evropian.

Deputeti demokrat Astrit Patozi ftoi koleget socialiste qe ne seancen e radhes parlamentare te shprehin qendrimin e tyre pozitiv dhe te gjejne se bashku zgjidhje per situaten e krijuar.

Eshte ne interesin e Partise Socialiste qe per ceshtje te medha kombetare te jete kontribuese tha Patozi.

Po ashtu Patozi theksoi se mazhoranca eshte gati te pranoje cdo projekt dhe propozim te opozites si dhe eshte gati te votoje ligjin per Gjykatat Administrative pasi eshte vete hartuese e tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›