Plagosje me arme zjarri ne Durres

Nje konflikt per motive ende te paqarta mes dy te rinjeve ka perfunduar ne perdorimin e armes se zjarrit. Per pasoje eshte plagosur me pistolete 20 vjecari Mateo Gruda rreth ores 13 e 50 minuta. Policia ka shkuar menjehere ne vend ngjarje dhe nga hetimet eshte identifikuar autori Xh. M si i dyshuari kryesor i cili pas goditjes eshte larguar me nje mjet tip Opel. Nderkohe burime nga spitali theksojne se gjendja e Grudes eshte e rende pasi ai ka marre goditje ne kembe dhe ne bark dhe se eshte futur menjehere ne sallen e operacionit. Policia ka ngritur postblloqe per kapjen e autorit. Nderkohe mesohet se mori ne pyetje deshmitaret okulare qe ndodheshin ne afersi te vendit ku ndodhi atentati ndaj 20 vjecarit per te zbardhur me tej ngjarjen.