E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kartat, sot afati fundit per aplikim

Vetem 24 ore kohe u mbeten te gjithe zgjedhesve qe nuk kane pasaporte, per te aplikuar per kartat e identitetit. Ne te kundert ata nuk do te mund te votojne. Ministria e Brendshme kujtoi dje se edhe diten e sotme, shtetasit qe nuk kane pasaporta mund te aplikojne per te mund te ushtruar te drejten e votes. Zedhenesi i Ministrise se Brendshme, Fatmir Konja, u beri dhe njehere apel zgjedhesve, qe te aplikojne diten e sotme, pasi kartat kerkojne dy jave per tu prodhuar. Nderkohe qe Partia Socialiste, e cilesoi si te deshtuar procesin e pajisjes se zgjedhesve me kartat e identitetit. Kastriot Islami tha dje per Gazeten "Koha Jone", se per seline roze, ky proces deshtoi plotesisht. "Them se deshtoi, pasi ne nuk jemi ne dijeni se sa jane zgjedhesit qe nuk kane pasaporte dhe qe kane marre karten e identitetit. Ministria nuk e jep kete informacion edhe pse e kemi kerkuar disa here",u shpreh Islami. Sipas tij, PS do te kerkoje llogari dhe do te vendose se si do te veproje pas dites se sotme pasi shume shtetas do te mbeten pa votuar. Nga te dhenat me te fundit te bera publike nga zedhenesi i ministrise Konja, rezulton se deri diten e djeshme, kane aplikuar per kartat e identitetit, 1.354.000 shtetas dhe nga keto aplikime, jane prodhuar 1.253.000 karta. "Nga qytetaret jane terhequr 932.500 leternjoftime elektronike. Vazhdojme t'u bejme thirrje te gjithe atyre qytetareve shqiptare qe nuk kane pasaporte dhe nuk jane paraqitur ende per te aplikuar, te shkojne sa me pare, pasi zyrat i kane ne dispozicion 14 ore ne dite, nga ora 08:00 e mengjesit deri ne oren 22:00 te mbremjes", beri thirrje Konja. Apeli i ministrise nuk vlen aspak per seline roze. Islami theksoi se, PS kerkon lista te sakta me emrat e personave qe nuk kane pasaporta dhe kane aplikuar per kartat e identitetit. Ne te kundert sipas tij, nuk do te merret vesh me saktesi se sa jane ata zgjedhes qe mbeten edhe pa pasaporte edhe pa karta ne keto zgjedhje. "Ne sigurisht qe do te mbajne qendrim per kete ceshtje. Do ti kerkojme llogari Komisionit Qendror te Zgjedhjeve qe te na informoje per situaten, meqe qeveria nuk na jep shifra te sakta. Nuk mund tu hiqet e drejta e votimit zgjedhesve ne kete menyre", theksoi Islami. Sipas tij, edhe te dhenat qe ka dhene deri me sot Ministria e Brendshme jane te pa sakta dhe jo koherente me procesin se si po ecen. Teper optimist shprehet nga ana tjeter ekzekutivi, sipas se cilit procesi po ecen sipas ritmeve te duhura dhe zgjedhesit po pajisen me kartat e identitetit ne kohe. Sot eshte dita e fundit per ata shtetas qe nuk kane pasaporte. Ne Kodin Zgjedhor eshte percaktuar qe ne votime mund te merret pjese vetem me pasaporta apo karta identiteti. Asnje dokument tjeter identifikimi, nuk do te njihet ne 28 Qershor per te ushtruar te drejten e votes.

1.354.000 shtetas kane aplikuar deri me sot per tu pajisur me kartat e identitetit

1.253.000 karta identiteti jane prodhuar deri me sot nga kompania

932.500 leternjoftime elektronike jane terhequr nga shtetasit qe kane aplikuar

24 Ore kohe mbeten per shtetasit qe nuk kane pasaporte dhe qe duan te votojne ne zgjedhjet parlamentare te 28 Qershorit.

14 Ore ne dite jane te hapura zyrat e gjendjes civile per te pritur aplikimet per karta.

Te dhenat, ministria: Rreth 250.000 zgjedhes pa karta

Ministri i Brendshem, Bujar Nishani, informoi disa dite me pare se eshte 250 mije, numri i atyre zgjedhesve qe nuk kane pasaporta por dhe nuk kane aplikuar per kartat e identitetit. Ai u shpreh optimist, se gjate diteve te mbetura, edhe keta shtetas do te aplikojne per kartat e identitetit duke ulur sa me shume numrin e atyre qe rrezikojne te mos votojne per shkak se nuk kane asnje dokument te ligjshem per te ushtruar te drejten kushtetuese te votes. Ne ditet ne vijim, pritet qe ministria te jape nje informacion me te detajuar mbi ecurine e ketyre shtetasve. Si dhe te jape shifra konkrete se sa jane zgjedhesit qe do te mbeten pa votuar. Gjithnje sipas nje perllogaritje totale mbi te dhenat qe gjenden ne regjistrin kombetar te shtetasve, per ata qe kane mbushur moshen per te votuar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›