Rama: Legalizim dhe kredi per "informalet"
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, premtoi dje, legalizim dhe kredi per mbeshtetjen e biznesit te vogel ne zonat informale. Gjate nje vizite ne disa te ashtuquajtura zona informale ne kryeqytet, Rama siguroi se PS ne pushtet do te jape me shume mundesi per zhvillimin e ketyre zonave."Duke bere legalizimin, ne jo vetem do t'ju japim mundesine qe kete pasuri te patundshme ta keni te legalizuar por ju do te mund te merrni kredi neper banka per te hapur nje biznes te vogel, per te mbeshtetur studimet e femijeve tuaj", u shpreh Rama. Nga ana tjeter, sipas tij me ane te legalizimeve do te rritet ne menyre te menjehershme dhe shume te ndjeshme edhe vlera e qytetit, vlera e kapitaleve te tij, si dhe do te rritet fuqia ekonomike si dhe rritmi i levizjes se kapitaleve. Po keshtu, Rama theksoi se njekohesisht do te rritet dhe fuqia financiare per te zhvilluar sipermarrje te lira, duke filluar nga sipermarrjet e vogla familjare. Gjate takimeve te kryera, kryesocialisti vuri theksin tek rritja e zhvillimit ekonomiko-social te ketyre zonave, per te mos mbetur me keta qytetare te pa integruar ne zhvillimet e kryeqytetit. Takimet u perqendruan ne zonen e Bathores dhe zonat informale ne njesine numer 8 dhe 9, te cilat jane zona me ndertime te reja dhe me probleme te prones. Duke kaluar ne rrugen Besa, ne njesine nr. 8, lideri socialist ka takuar nje nga nje te gjithe te ardhurit aty dhe u ka treguar mbi vizionin e tij dhe te Partise Socialiste, jo vetem per legalizimin e ndertimeve, por duke shkuar edhe me tej ne ngritjen e Komitetit te Zhvillimit te Rrethinave. "Ne do te ndertojme nje politike te re per rrethinat, do te ngreme nje komitet shteteror per zhvillimin e rrethinave, ne rang ministrie, qe do ta shoh kete pjese te komunitetit tone dhe do t'i shoh te gjitha rrethinat e ndertuara, me mundin e te ardhurve nga zonat e varfra te Shqiperise", sqaroi programin e qeverisjes socialiste, Edi Rama. Por sipas tij, ky komitet nuk do te perqendrohet vetem rreth Tiranes, por edhe Durresit dhe qyteteve te tjera, jo vetem si nje proces legalizimi, sepse ky eshte vetem hapi i pare, por edhe si nje proces integrimi urban. Ai premtoi ngritjen e nje fondi te vecante per te transformuar infrastrukturen e ketyre zonave, jo vetem infrastrukturen fizike qe ka te beje me rruget, kanalizimet, ujesjellesit, por edhe me infrastrukturen sociale, si cerdhet, kopshtet, shkollat, madje edhe hapesirat e perbashketa sportive e kulturore. Kandidati per postin e kryeministrit nga koalicioni i majte "Bashkimi per ndryshim", theksoi se ky nuk eshte nje premtim, ky eshte nje angazhim, nuk ka asnje rruge tjeter, pervec rruges se realizmit te te gjitha ketyre pasurive. Ne keto takime, kryesocialisti shoqerohej nga kandidatet per deputete ne qarkun e Tiranes.
ANGAZHIMI
Kryesocialisti Edi Rama, shkoi ne periferi te kryeqyteti, duke u angazhuar per legalizimin e shtepive ne zonat informale. Sipas tij, nje pasuri qe sot per sot eshte e bllokuar e paperdorshme, neser do te mund t'i jape nje zhvillim real ekonomise se kryeqytetit.
PREMTIMI
Rama rikujtoi dje edhe premtimin e pa mbajtur sipas tij nga qeveria per banoret e ardhur nga rrethe te ndryshme per legalizim qe ne vitin e pare te qeverisjes. Premtim i cili, sipas tij, eshte edhe pak dite larg mbylljes se mandatit qeverises ende i parealizuar.
Kryesocialisti: Legalizim me letra me vlere, tjeter genjeshter
Lideri i selise roze, Edi Rama, deklaroi dje se premtimi i ri per legalizim te ndertimeve me letra me vlere, eshte nje tjeter genjeshter e Sali Berishes. "Sot jo vetem nuk i ka legalizuar, jo vetem e ka shkelur kete premtim, jo vetem e ka rishkelur besimin e pakushtezuar te njerezve te rrethinave per 18 vjet qe i kane dhene, por eshte shfaqur me nje rrene te re, me letrat me vlere, nderkohe qe shqiptaret e dine fatin e letrave me vlere", tha Rama. Sipas tij, te gjithe e dine se cfare kane pesuar me keto letra me vlere dhe te gjithe e dine, se tani eshte koha per ta mbyllur kete faqe te historise 18 vjecare te premtimeve e zhgenjimeve.