Ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti lidhur me simbolet e subjekteve politike
14/06/2009 Vritet aktivisti i Partisë Demokratike në fshatin Qerret të Durrësit
Përgjaket fushata elektorale
Është vrarë me armë zjarri aktivisti i Partisë Demokratike në Durrës, i cili nuk ka mundur t’i shpëtojë vdekjes edhe pas ndërhyrjes kirurgjike të mjekëve Miri Hoti e Ilir Shani. 25-vjeçari Artan Zeka, lindur në Qerret, ka vdekur në sallën e kirurgjisë pesë orë pasi është qëlluar me automatikë nga një bashkëfshatar i tij. Kirurgët Miri Hoti dhe Ilir Shani kanë tentuar të mbajnë në jetë 25-vjeçarin duke bërë një sërë ndërhyrjesh, por përfundimi ka qenë tragjik për Zekën. Pas ngjarjes së rëndë, e cila ka ndodhur për shkak të një konflikti lidhur me simbolet e subjekteve politike, në spitalin e Durrësit kanë mbërritur në pak kohë deputeti Ferdinand Xhaferri dhe deputeti i zonës së Shijakut Osman Metalla, ministrja e Shëndetësisë Anila Godo, prefekti dhe kryetari i qarkut si dhe drejtues të tjerë vendorë. Ndërkohë policia ka arrestuar vetëm pak minuta pas ngjarjes autorin e krimit, shtetasin 45-vjeçar Skënder Balla, edhe ai banor i Qerretit, komuna e Katundit të Ri. Drejtoria e policisë së Durrësit ka aktivizuar forca të shumta të rendit si dhe dy ekipe të forcave speciale për të mbajtur nën kontroll situatën pas krimit të rëndë në Qerret. Sipas burimeve policore, thuhet se operacioni për të kapur autorin e vrasjes është drejtuar nga Ili Nasi, drejtor i drejtorisë së policisë së Qarkut të Durrësit.
Ngjarja
Vrasja e aktivistit të PD-së së Durrësit, 25-vjeçarit Artan Zeka, ka ndodhur rreth orës 9:00 të ditës së djeshme. I riu nga fshati Qerret i komunës Katund i Ri ka qenë pranë një lokali teksa ka nisur të grindet me shtetasin Skënder Balla. Sipas policisë së Durrësit, sherri e më pas edhe vrasja ka ndodhur pas debatit mes aktivistit të PD-së Zeka dhe bashkëfshatarit të tij Balla lidhur me simbolet e subjekteve politike. Zeka ka dalë herët nga shtëpia për të vendosur flamujt elektoral të PD-së në një nga lokalet në qendër të fshatit Qerret, ngase në zgjedhjet elektorale të 28 qershorit ai ishte caktuar aktivist nga PD-ja e Durrësit. Gjithnjë sipas policisë, te lokali, ku edhe do të vendoste flamujt e PD-së, 25-vjeçari Artan Zeka është futur në konflikt me shtetasin Skënder Balla. Edhe pse të dy këta shtetas ishin bashkëfshatar, sherri ka shkuar drejt përdorimit të armës së zjarrit. 45-vjeçari, që sipas policisë është person me precedent kriminal, pas grindjes është larguar përkohësisht për t’u kthyer disa minuta më pas me një armë zjarri. Në kohën që Balla është afruar pranë të riut Zeka, ka qëlluar me automatik, duke e goditur aktivistin e PD-së. Ndërsa pellgu i gjakut e ka mbuluar të riun, autori i krimit është larguar për t’u vënë në pranga vetëm 30 minuta më pas. Artan Zeka është marrë nga persona pranë vendit të ngjarjes dhe rreth orës 9:45 minuta është futur në sallën e operimit, por kirurgët Miri Hoti dhe Ilir Shani nuk kanë mundur t’i ndalojnë hemorragjinë e ta mbajnë në jetë.
Edi Rama
“I shpreh keqardhjen e thellë dhe ngushëllimet e sinqerta familjes së viktimës për këtë ngjarje tragjike, që është ndodhi për botën e tretë e jo për një vend që është pjesë e Evropës dhe do të integrohet në Bashkimin Europian, siç është Shqipëria, ku politika duhet të jetë një hapësirë ku ballafaqimi zhvillohet në mënyrë qytetare dhe ku për shkak të ideve të ndryshme nuk ka absolutisht asnjë arsye për të cenuar dinjitetin e njëri-tjetrit, e jo më integritetin fizik të personit. Kërkojmë dënimin maksimal të autorit, duke nënvizuar se nuk ka asnjë lidhje me Partinë Socialiste dhe se përfshirja e saj në këtë ngjarje është spekulim i ulët, që ne e refuzojmë me përbuzje.”
Precedenti 2007
Në fushatën elektorale për zgjedhjet e pjesshme parlamentare të marsit 2007, në një nga qendrat e votimit të zonës elektorale numër 26 është qëlluar me armë zjarri studenti Marian Salimaga. Ngjarja tronditi rëndë situatën zgjedhore, duke vënë shërbimet e Policisë së Shtetit në një gatishmëri shumë të lartë në Shijak dhe rrethina për shkak të precedentit. Komisioneri i Partisë Demokratike, Salimaga, ka qenë në qendrën e votimit nr. 1389, qendër pranë një shkolle të Shijakut. Menjëherë pas krimit, për të cilin u arrestua shtetasi Kujtim Nerjaku. Salimaga është grindur me Nerjakun dhe ky i fundit, pa vonuar gjatë, e ka qëlluar me armë zjarri, pistoletë pikërisht në kohën kur studenti 22-vjeçar ishte me detyrë kryetar i KQV-së
Vrasja e aktivistit të PD-së sjell reagimet e politikës dhe pozicionin e policisë
Demokratët dënojnë aktin e shëmtuar dhe frymëzuesit e tij
Autori akuzohet për vrasje me paramendim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake e municioneve.
Ngjarja ka sjellë menjëherë reagimet e zyrtarëve të lartë të Partisë Demokratike. Vetë Kryeministri Sali Berisha, njëherësh kryetar i PD-së, i ka shprehur ngushëllimet familjes së viktimës. Ai u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve të ruajnë gjakftohtësinë dhe vetëpërmbajtjen dhe kërkon me forcë zbatimin e plotë të ligjit mbi autorin e këtij akti kriminal. Kreu i qeverisë u bëri thirrje të gjithë anëtarëve dhe militantëve të partive politike të distancohen nga aktet kriminale dhe të përkushtohen në një fushatë zgjedhore të denjë për njerëz të lirë. Ndërsa zëdhënësja e fushatës së demokratëve, Majlinda Bregu, duke denoncuar aktin e shëmtuar kriminal, kërkoi në emër të forcës politike që përfaqëson “dënimin maksimal për autorin e krimit, por dhe frymëzuesit e tij, bos mafiozë, që garojnë për të mbrojtur interesat mafioze të tyre”. Bregu njoftoi se ditën e sotme PD-ja nuk do të zhvillojë asnjë takim elektoral në Qarkun e Durrësit, në shenjë nderimi të Artan Zekës. Pas kësaj ngjarjeje kanë reaguar edhe strukturat e PD-së në Qarkun e Durrësit. Kandidati për deputet Ferdinand Xhaferri e ka cilësuar ngjarjen si të paprecedent. “Ngjarja është mjaft e rëndë dhe është gjithashtu tregues i mentalitetit të krahut të majtë të politikës shqiptare, të cilët vazhdojnë të përdorin metodat e baballarëve të tyre. Ligji do të veprojë me forcë”, - tha Xhaferri. Nga burime zyrtare pranë Policisë së Shtetit mësohet se dje rreth orës 9:00 të mëngjesit janë konfliktuar shtetasit Skënder Balla, 45 vjeç, dhe Artan Zeka, 31 vjeç. Shkak i këtij sherri kanë qenë simbolet e subjekteve elektorale, që gjatë këtij muaji kanë filluar të vihen në të gjitha qytetet e vendit. Sipas deklaratës së policisë, mbi autorin është ngritur akuzat “vrasjes me paramendim” dhe “mbajtjes pa leje e armëve luftarake e municioneve”.
Berisha në Gramsh
“Edi Rama u pozicionua kundër zhvillimit të vendit”
Kryeministri Sali Berisha gjatë mitingut elektoral në qytetin e Gramshit ka sulmuar ashpër kreun e Partisë Socialiste Edi Rama, duke e bërë përgjegjës atë për pengesat që ka krijuar në zhvillimin e vendit. “Mos harroni se Edi Rama në Parlamentin shqiptar votoi kundër koncesionit të kaskadës së Devollit, kundër të gjitha koncesioneve, mos harroni se ai votoi kundër rritjes së rrogave dhe të pensioneve dhe në muajin prill, kur ne kishim parashikuar rritjen më të madhe të tyre, në një rast unik dhe të paprecedent, Edi Rama, që me grupin e vet drejtues i kanë rrogat e tyre miliona lekë, kërkonte që të mos rritja rrogat tuaja, të mos rritja pensionet tuaja”, - ka deklaruar kreu i qeverisë. Berisha theksoi se ai shkon vetëm në drejtim të interesave të vendit dhe shqiptarëve. Ndaj shefi i ekzekutivit tha se duhet që të gjithë të vazhdojnë së bashku dhe të shkohet drejt 28 qershorit të sigurt në një fitore madhështore, në fitoren e projektin të Shqipërisë evropiane.
Bode në vendlindje
“Nuk do ta lëmë zonën të braktisur si më parë”
Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, njëherësh ministër i Financave Ridvan Bode, në vijim të turit të tij elektoral në Devoll ka marrë pjesë në përurimin e dy investimeve në infrastrukturën rrugore të komunës Progër, me vlerë 96 milionë lekë. Bode ka thënë se kjo zonë, për vetë pozicionin e saj gjeografik dhe vlerat natyrore, do të ketë përparësi në zhvillimin e turizmit. Ai premtoi se do të financohen të tjera projekte në infrastrukturën e zonës. Sipas tij, politika e vazhdimësisë së reformave për të ndryshuar vendin është prioritare në programin e Partisë Demokratike. Gjithashtu gjatë turit elektoral Bode ka zhvilluar edhe një takim me banorët e fshatit Rakickë, vendlindjen e tij, ku përuroi përfundimin e punimeve për asfaltimin e rrugës që të çon në këtë fshat me një gjatësi 6 kilometra. Ai premtoi se “Rakickën, këtë fshat të këngës dhe punës, bukurisë natyrore dhe vlerave historike, nuk do ta lëmë të braktiset dhe të mbetet e izoluar, siç ka qenë vite më parë”.