Meta: Kandidatet e LSI, jo kukullat e mia
"Kandidatet e Levizjes Socialiste per Integrim nuk do te jene thjesht kukulla per kryetaret, prandaj LSI eshte e vetmja force politike qe ka qene kunder listave te mbyllur". Kjo eshte deklarata e bere diten e djeshme nga lideri i LSI, Ilir Meta, ne vijim te turit te tij elektoral i ndalur ne qarkun e Elbasanit, ku kreu dhe disa takime elektorale. Gjate fjales se tij ne mitingun e zhvilluar ne Peqin, ish-kryeministri shprehu bindjen se kandidatet e LSI jane ata qe do te perfaqesojne denjesisht shqiptaret dhe komunitetin e Peqinit ne Kuvend pas 28 qershorit. Gjithashtu ai prezantoi dhe Planin per Veprim, duke theksuar se ne 28 Qershor shqiptaret do te votojne per LSI si te vetmen force politike qe do t'i sjelle mireqenie dhe do te nxjerre Shqiperine nga kriza. Nepermjet programit te partise se tij, Meta garantoi nje zhvillim dhe integrim te vendit. Ne vijim te turit te tij elektoral ne qarkun e Elbasanit, pas vizites ne Peqin, Meta vijoi takimin e tij ne Perrenjas, nga ku garantoi nje zgjidhje te krizes se vendit pas 28 qershorit. I shoqeruar edhe nga kandidatet per deputete, fillimisht kreu i LSI ka vizituar tregun ushqimor te Perrenjasit, ku eshte takuar me shume tregtare, te cilet kane shprehur shqetesimin per mungesen e nje tregu te mirefillte per te shitur prodhimet e tyre. Me pas, ish-kryeministri u ndal ne mitingun te zhvilluar dje ne Perrenjas, ku ka prezantuar Planin per Veprim dhe kandidatet e LSI ne kete qark. "Eshte kenaqesi te jem ketu, te kerkoj voten tuaj qe te fillojme se bashku me 29 qershor te nxjerrim Perrenjasin dhe Shqiperine nga kriza ekonomike, qe e ka futur keqqeverisja dhe keqmenaxhimi i Kryeministrit ne largim, Sali Berisha", u shpreh gjate fjales se tij, Ilir Meta. Ne menyre qe, sipas tij, me 29 Qershor te fillojne me Planin e tyre per veprim, per te nxjerre bujqesine nga kriza dhe per te filluar programin e tyre te punesimit per te miratuar statusin e minatorit. Ai tha se LSI eshte nje force politike, e cila eshte e bindur qe ne programin e saj dhe me vullnetin e saj me 29 Qershor, jo vetem do te kontribuoje per krijimin e nje mazhorance progresiste te nje Qeverie te majte dhe progresiste. "Gjithashtu LSI do te zgjidhe te gjitha problemet ekonomike dhe sociale, problemet me jetike qe ka Perrenjasi dhe gjithe shqiptaret, permes planit tone per veprim", premtoi lideri Ilir Meta.
Meta: Ata qe u kerkojne votat, rrezuan statusin e minatorit
Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, deklaroi dje se tani po kujtohen shume parti per statusin e minatorit, por dy vjet me pare ishte LSI ajo qe paraqiti ne parlament projektligjin per statusin e minatorit. "Ata qe kerkojne vota me statusin e minatorit e rrezuan, por ne do ta miratojme kete projektligj pasi ka te beje me nje kategori te devotshme, te shoqerise sone qe ka sakrifikuar dhe vuajtur shume dhe nuk kane marre vleresimin dhe shperblimin e merituar nga shoqeria dhe nga shteti", kritikoi partite politike, ish-kryeministri. Gjithashtu, ai shtoi se partia e tij do te miratoje ligjin per moshen e trete, te cilin vertet e rrezoi parlamenti i Sali Berishes, por do ta miratoje parlamenti i 28 Qershorit, qe do te krijoni njerezit dhe gjithe shqiptaret progresiste me votat tuaja.