E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kartat, u shkel kontrata

Tiranë- Partia Socialiste theksoi sot se qeveria ka shkelur çdo afat të kontratës në lidhje me ngritjen e sistemit të aplikimit dhe shpërndarjes së kartave. Akoma sistemi nuk është shtrirë në të gjithë vendin. “Sipas kontratës koncesionare sistemi i aplikimit duhej të ishte ngritur 4 muaj pas lidhjes se kontratës në të gjithë Shqipërinë, pra në 21 nëntor 2009, ndërsa në dokumentin e tenderit ky afat ka qenë 3 muaj. (shih tabelën Plani 10 i projektit në fund të kontratës faqe 270) Shkelje e rëndë e kontratës. (dok. e tenderit faqe 177 e DT bashkëlidhur kontratës) Devijim nga dokumenti i tenderit me 1 muaj dhe shkelje afati të kontratës mbi 4 muaj”-theksoi nënsekretari për Çështjet Ligjore Damian Gjiknuri

Sipas tij, qeveria harxhon miliona euro për reklama elektorale dhe nuk ka para për fushatën e sensibilizimit për aplikim. Gjiknuri ka akuzuar Ministrinë e Brendshme, e cila nuk ka ushtruar asnjë kujdes që kompania që merret me prodhimin e kartave, të bëjë fushatë sensibilizuese, sipas të cilit një fushatë e tillë ishte parashikuar në kontratë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›