Leskaj: Anëtarësimi në NATO, sfidë për reformat

Kryetarja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste Valentina Leskaj u shpreh në seancën parlametare se çështja e anëtarësimit në NATO është sfida e reformave të qëndrueshme dhe sfida për zbatimin e ligjeve. Sipas saj Shqipëria nuk duhet të jetë një numër por vlera e shtuar në këtë aleancë. Gjithashtu Leskaj shtoi se politika duhet të tregojë pjekuri sepse procesi i zgjedhjeve është provë serioziteti. Leskaj duke shtuar se vendi renditet me dinjitet në NATO dhe një kontribut për këtë ka edhe opozita.